Author: Tuit7

Për zgjedhjen Ivan Stoillkoviq në krye të Ministrisë për Marrëdhënie mes Bashkësive, Izet Mexhiti tha se VLEN e ka gjetur atë në qeveri pasi siç tha, vitet e kaluara Stoillkoviq ishte në koalicion me BDi-në. “Nuk jemi shumë të kënaqur sepse Stoillkoviq do të jetë kolegu ynë në qeveri për shkak të qëndrimeve të tij, nuk e kemi sjell ne por atë e kemi gjetur nga BDI-ja sepse 10 vitet e kaluara ka qenë në koalicion me BDI-në”, tha Mexhiti.

Read More

Zëvendëskryeministri i ardhshëm dhe ministër i Ekologjisë, Izet Mexhiti në konventën promovuese të kuadrove pjesëmarrës në ekzekutiv premtoi se do të zëvendësohet balancuesi me ligj për përfaqësim të drejtë. “Balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë. Me këtë përfaqësimi do të bëhet obligim ligjor”, tha Mexhiti. Shfuqizimi i balancuesit është edhe pjesë e programit qeveritar. Avokati i Popullit, paraprakisht për Alsat deklaroi se megjithatë balancuesi nuk duhet të hiqet tërësisht, por të avancohet ose të zëvendësohet me ndonjë masë tjetër. Ndryshe balancuesi është instrument i cili mban llogari për përfaqësimin e komuniteteve në institucionet shtetërore. Qëllimi kryesor…

Read More

Ambasadorja amerikane në Shkup Angela Ageler përshëndet paralajmërimin e mandatarit Hristijan Mickoski për përdorimin e emrit kushtetues, gjatë betimit si kryeministër i ri dhe gjatë vizitave jashtë shtetit. Ageler tha se në emër të Shteteve të Bashkuara shpreson se në fundjavë do të ndodh pikërisht ajo për të cilën u zotua Mickoski. “Ishte dëshpëruese për lideershipin në Uashington kur presidentja vendosi të mos e përdor emrin kushtetues të vendit gjatë betimit dhe sinqerisht ajo që kryeministri dhe ministrat e ardhshëm do ta bëjnë është për t’u përshëndetur. Rregullorja e Kuvendit është ndryshuar me qëllim të futjes së emrit kushtetues dhe…

Read More

Elementet sektarizues nuk kanë të bëjnë asgjë as me shqiptari e as me fe, porse, thjesht, janë përrenj që e çojnë ujin në jazin e mullirit të huaj. Atëherë, shtrohet edhe një pyetje esenciale – sa një partie politike kombëtare i duhet vota e këtij elementi destruktiv? Sa është kombëtarisht i shëndetshëm bashkëpunimi dhe përfshirja e këtij elementi në mesin e elektoratit partiak Nga Mr. Abaz Islami Sistemet demokratike-liberale ndërtohen dhe funksionojnë mbi baza të programeve dhe platformave të hartuara nga subjektet e ndryshme politike e civile. Programet ngërthejnë interesa partiake, shoqërore por dhe shtetërore, të cilat nuk dalin nga…

Read More

Temperaturat në vend sot arritën deri në 40 gradë cëelsius. I nxehti afrikan ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të dal me masa për të mbrojtur qytetarët nga I nxhehti përvëlues. Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike, ka njoftuar remperatura ektreme do të ketë dëri më 23 qershor 2024. Të dielën pasdite pritet të ketë rreshje. Sot në gjithë vendin mbizotëron i nxehti përvëlues më temperaturat që arrijnë deri në 40 gradë Celsius. Ministria e Shëndetësisë , Instituti i Shëndetit Publik dhe Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike, ka njoftuar remperatura ektreme do të ketë dëri më 23 qershor 2024. Qyetarët duhet të tregohën…

Read More

Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE tha se nuk do të ketë zëvendëskryeministër të parë, pasi sipas tij, të gjithë do të jenë të njëjtë. -Pse mbetet funksioni zëvendëskryeministër i parë? Nuk mbetet. Unë edhe kolegëve tuaj gazetarë iu paraqita që t’i sqaroj, nuk do të ketë punë të tilla! -Do ta fshini? -Po. -Do me thënë Izet Mexhiti nuk do të jetë zëvendëskryeministër i parë? -Ai do të jetë zëvendëskryeministër në Qeveri, siç do të jem unë dhe…

Read More

Më pyetni se ç’po ndodhë, ju them nuk mund të vazhdoni kështu. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, nëse prej momentit kur do ta marrë detyrën, insiston në këtë retorikë, do të gjendet në sitiatë mjaft të pakëndshme, kur do të takoemi në Samitin e NATO-s, tha kryeministri grek, Kiriakos Micotakis për radion “Real fm” për qëndrimin e mandatarit për formim të Qeverisë, Hristian Micotakiss rreth përdorimit të emrit të Maqedonisë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Micotakis sqaroi se Marrëveshja e Prespës siguroi një emër për përdorim të përgjithshëm, dhe jo formulë e dyfishtë dhe edhe njëherë e përsësriti qëndrimin…

Read More

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka realizuar takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anxhela Ageler. Në takim, kumtuan nga kabineti i Siljanovska Davkovës, është biseduar për mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, për integrimet euroatlantike të Maqedonisë, si dhe për potencialin që ofron Dialogu Strategjik për konkretizimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve. Presidentja Siljanovska Davkova u falënderua për mbështetjen e gjithanshme nga SHBA-ja dhe e theksoi gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të miqësisë SHBA-RMV dhe mbështetjen e ndërsjellë në drejtim të realizimit të qëllimeve të politikës së jashtme të Maqedonisë. Në këtë kontekst, Siljanovska-Davkova…

Read More

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me kolegun e tij nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. Duke i uruar mirëseardhjen, Gashi konstatoi se të dy vendet kanë bashkëpunim të shkëlqyer reciprok, që nga koha kur vendi e njohu pavarësinë e Kosovës. Është e rëndësishme të ruhet dhe thellohet ky trend i marrëdhënieve të mira në periudhën e ardhshme. Duke qenë se nuk ka çështje politike të pazgjidhura reciproke, fokusi duhet të jetë në projektet infrastrukturore, forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, si dhe bashkëpunimi në fushën e arsimit, kulturës dhe shëndetësisë, me qëllim të lehtësimit të komunikimit…

Read More