Temperaturat në vend sot arritën deri në 40 gradë cëelsius. I nxehti afrikan ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të dal me masa për të mbrojtur qytetarët nga I nxhehti përvëlues. Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike, ka njoftuar remperatura ektreme do të ketë dëri më 23 qershor 2024. Të dielën pasdite pritet të ketë rreshje.
Sot në gjithë vendin mbizotëron i nxehti përvëlues më temperaturat që arrijnë deri në 40 gradë Celsius. Ministria e Shëndetësisë , Instituti i Shëndetit Publik dhe Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike, ka njoftuar remperatura ektreme do të ketë dëri më 23 qershor 2024. Qyetarët duhet të tregohën jashtëzakonisht të kujdesshëm për të mbrojtur shëndetin e tyre, madje Ministria e Shëndetësisë ka dalë me rekomandime.
“Gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60 vjeç janë liruar nga detyrimet e punës për të mbrojtur shëndetin e tyre. Masat në Ambiente të Kujdesit për Fëmijët: Në kopshte, nuk duhet të kryhet aktivitet fizik dhe fëmijët nuk duhet të dalin jashtë nga ora 11:00 deri në 17:00 për të shmangur ekspozimin ndaj diellit në orët me rrezatim të lartë. Ndihmë nga Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale: Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Punë Sociale do të ofrojnë ndihmë specifike për personat e vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm dhe të pastrehë në rajonet e prekura nga vala e nxehtit. Të garantohet Siguri nga punëdhënësi në vendin e punës.
Nga Enti për punë Hidrometeorologjike thonë se të dielën pasdfitë priten rreshje shiu dhe bubullima.
“Kjo masë ajrore e nxehtë vjen nga pjesët veriore afrikane, nuk është e pazakonshtë. Mendoj se në stinën e verës kemi kështu valë të nxehti që vjen nga afrika dhe si rezultat rritje të temperaturave, që sigurisht nuk na bajnë të ndjehemi shumë rehat. Këto kushte atmosferike do të zgjasin deri në fund të javës. Të dielën në orët e pasdites print rreshje shiu me bubullima dhe sirezultat pritet ulje e temperaturave.Megjithatë nxehtë do të jetë edhe në fillim të javës së ardhshme.” – tha Ivana Petroviq – sinoptikane.
Mjekët rekomandojnë që qytetarët duhet patjetër mbajnë me vete shishe me ujë, të vishen me rroba me të lehta, të mbahen me kapele, të mbajnë kapele kundër diellit dhe është shumë e rëndësishme që të konsumohet ushqim sa më i lehtë. Duhet të tregojnë kujdes në konsumimin e alkoolit dhe kafes, sepse të gjitha këto e mundojnë organizmin.