Një ngjarje tronditëse është regjistruar ditën e djeshme në Vago di Lavagno, rreth 10 kilometra larg Veronas, rreth orës 14:30. Sipas prokurorisë Alessandra Spiazzi ka qëlluar në shtëpi djalin e…
Një ngjarje tronditëse është regjistruar ditën e djeshme në Vago di Lavagno, rreth 10 kilometra larg Veronas, rreth orës 14:30.
Sipas prokurorisë Alessandra Spiazzi ka qëlluar në shtëpi djalin e saj në kokë, i cili mbeti i plagosur, por në gjendje shumë të rëndë, ndërsa nëna humbi jetën.
Sipas mediave vendase ajo vuante prej kohësh nga probleme shëndetësore.
Në shtëpi ndodheshin vetëm ata të dy. Alarmi u ngrit nga babai i të miturit, i cili lajmëroi autoritetet. Fqinjët kanë dëgjuar britma që vinin nga shtëpia e Feltre, duke vënë re se diçka nuk po shkonte mirë. Më pas u dëgjuan dy të shtëna, ku nënë e bir ranë në tokë. Sakaq po punohet për zbardhje të mëtejshme të detajeve të ngjarjes tragjike.