Më pyetni se ç’po ndodhë, ju them nuk mund të vazhdoni kështu. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, nëse prej momentit kur do ta marrë detyrën, insiston në këtë retorikë, do të gjendet në sitiatë mjaft të pakëndshme, kur do të takoemi në Samitin e NATO-s, tha kryeministri grek, Kiriakos Micotakis për radion “Real fm” për qëndrimin e mandatarit për formim të Qeverisë, Hristian Micotakiss rreth përdorimit të emrit të Maqedonisë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Micotakis sqaroi se Marrëveshja e Prespës siguroi një emër për përdorim të përgjithshëm, dhe jo formulë e dyfishtë dhe edhe njëherë e përsësriti qëndrimin se kontestimi mund të krijojë probleme në marrëdhëniet me Greqinë, me NATO-n dhe me BE-në, por edhe se çështjen do ta inicojë në Samitin e NATO-s në gjysmën e parë të korrikut.