Lista e Rusisë me vendet që sipas tyre imponojnë “sjellje shkatërruese në kundërshtim me vlerat shpirtërore dhe morale ruse”, mes të cilave janë Greqia dhe Qiproja, u bë publike nga…
Lista e Rusisë me vendet që sipas tyre imponojnë “sjellje shkatërruese në kundërshtim me vlerat shpirtërore dhe morale ruse”, mes të cilave janë Greqia dhe Qiproja, u bë publike nga qeveria, pas një vendimi të kryeministrit Mikhail Mishustin.
Sipas mediave greke, lista është një përsëritje e listës së vendeve “jomiqësore” ndaj Rusisë, e cila u krijua pas vendosjes së sanksioneve të ndërsjella, me nisjen e luftës në Ukrainë. Përveç Greqisë dhe Qipros, janë përfshirë pothuajse të gjitha vendet e BE-së, përveç Hungarisë dhe Sllovakisë, si dhe vendet e NATO-s, përveç Turqisë.
Kjo listë përfshin gjithsej 47 vende dhe territore, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe të gjitha vendet e të ashtuquajturit “koalicioni perëndimor”, pra Japonia, Australia, Zelanda e Re, Koreja e Jugut, por edhe Tajvani.