Author: Tuit7

Një rrahje masive ka ndodhur këtë pasdite në Burgun e Idrizovës. Nga pamjet që ka siguruar TV21, shihet se bëhet fjalë për dhjetëra të burgosur të cilët duket se kanë pasur konflikt paraprak, që më pas ka eskaluar deri në përleshje fizike. Nuk dihen ende motivet e kësaj rrahjeje.

Read More

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, tha se nëse Fronti largohet nga tavolina e dialogut, Maqedonia e Veriut destabilizohet. Ai tha se të tjerët nuk mund të tallen me Frontin. “Rruga mund të jetë ndryshe dhe në atë rrugën ndryshe ne largohemi prej tavolinës së Dialogut, mirëpo largimi jonë nënkupton edhe largimin nga përgjegjësia. Mos të mendojë VLEN-i se do të mund të tallen me Frontin apo me drejtuesin e dialogut të Frontit në bisedime. Në momentin që ne largohemi prej tavolinës së bisedimeve dhe dialogut, Maqedonia e Veriut është në prag të destabilizimit politik dhe etnik”, tha Thaçi në Pressing.…

Read More

Ish deputeti, Samka Ibraimovski ka dërguar kërcënime deri te gjykatësi Kushtetues, të denoncuara nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme. Kërcënimet siç bëhet e ditur, janë bërë nëpërmjet rrjeteve sociale“Sot (24.06.2024) rreth orës 12 kryetari i Gjykatës Kushtetuese, D.K. në Sektorin për krim kompjuteristik në kuadrët të MPB-së ka denoncuar kërcënime për jetë ndaj një gjykatësi të Gjykatës Kushtetuese, të drejtuara nga S.I. nëpërmjet rrjetit social”, qëndron në njoftimin e MPB-së. Ibraimovski ka qenë edhe pjesë e ekzekutivit.

Read More

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski njofton se sot në kuadër të vizitës së parë biznesore në Bruksel, në selinë e Aleancës ka realizuar një takim pune me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. “Në takimin, i cili po zhvillohet në prag të përgatitjeve të përgjithshme për përkujtimin e 75-vjetorit të themelimit të NATO-s, theksova se qeveria e re është e vendosur në mënyrë të vendosur për proceset reformuese, si dhe për sigurimin e paqes së përbashkët dhe sigurinë. Në fokus të bisedimeve ishte situata aktuale në vendet e Ballkanit Perëndimor si rajon me rëndësi strategjike…

Read More

Zëvendëskryeministri i Parë, Izet Mexhiti tha se do të ketë investim në vlerë prej rreth 450 milion euro në energjetikë, investim ky që do ta bëjë Maqedoninë e Veriut vend të pavarur energjetik. “Sot në cilësinë e Zv. Kryeministrit të Parë, dhe si Qeveri e re, që nga ditët e para e fillojmë me punë intensive, e që bëhet fjalë për investim në vlerë prej rreth 450 milion euro nga kompania Enerxhi Alkazar që e bën Maqedoninë e Veriut vend të pavararur energjetik. Ky investim parashesh instalimin e 55 turbinave me erë, me ç’rast rreth 20% e energjisë elektrike në…

Read More

Para formimit të Qeverisë pati zëra se duhet të hiqet balancuesi ku edhe nga koalicioni VLEN deklaruan që roli i tij nuk ishte mjaftueshëm i mirë ku edhe thanë se edhe ka nëpërkëmbur shqiptarët. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se për heqjen e balancuesit në fillim duhet sjell ligji që sipas tij, balancuesi është i panevojshëm kur ka ligj. “Ne jemi marrë vesh se para duhet të sjelli ligj për përfaqësim të drejt dhe adekuat dhe pas asaj do ta heqim. Balancuesi nuk ka nevojë kur kemi ligjin”, tha Taravari.

Read More

Anketa e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut tregon se nga 130 kompani private të anketuara, nga më e madhja tek më e vogla, çdo të dytës i është kërkuar ryshfet nga 10-100 mijë euro. “Institucionet e pushtetit qendror janë më të korruptuarat dhe ato të pushtetit lokal me 22% të korrupsionit ndaj kompanive private me të cilat kanë bashkëpunuar.” Ata që kanë denoncuar korrupsionin në Prokurori mund të numërohen me gishta, dhe këto kompani deklaruan se vetëm prokurorët dhe auditorët nuk kanë kërkuar ryshfet, thuhet në rezultatet e anketimit të bizneseve private për çështje të korrupsionit. Në cilat raste…

Read More

Ministri i Ambientit Jetësor Izet Mexhiti ka pritur sot në takim ambasadorin e Kosovës në vendin tonë Flerian Qehaja. Postimi i plotë: Sot kisha nderin që në cilësinë e zv. kryeministrit të parë të RMV-së dhe Ministrit të Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të takoj Ambasadorin e Republikës së Kosovës Florian Qehaja. Ambasadori në emër të Kryeministrit Albin Kurti na uroi për formimin e qeverisë së re. Në takim mes tjerash, biseduam edhe për rrugën Shkup-Bllacë dhe parandalimin e pritjeve të gjata kufitare. Gjthashtu biseduam edhe për marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimin mes nesh, duke shprehur përkrahje…

Read More

Komuna e Haraçinës prej sot ka qendrën e saj për ofrimin falas të shërbimeve defektologjike dhe psikologjike për fëmijë me nevoja të posaçme. Qendra për trajtim individual “Dua ylberin” Haraçinë është pjesë e projektit “Ne kujdesemi” nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, Banka Botërore dhe Komuna e Haraçinës. Shërbimet i ofron stafi i “Dua ylberin” për të gjithë fëmijët e grupmoshës 4-14 vjeç që kanë një diagnozë, për të cilën janë të përcaktuara rekomandime për trajtim individual. Kjo qendër është e para në këtë komunë. Kryetari i komunës së Haraçinës Ridvan Ibraimi tha se kjo kategori e shoqërisë është…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski sonte deklaroi se nëse gjithçka shkon siç duhet, në gjysmën e dytë të korrikut do të ketë rebalanc të buxhetit të shtetit. “Nëse është gjithçka siç duhet, në gjysmën e dytë të korrikut do të ketë rebalanc në Parlament dhe në gjysmën e parë të gushtit do të jetë thirrja deri te komunat të aplikojnë me projekte. Sipas asaj që kam biseduar me ministren e Financave, e madhe është mundësia që gjashtë miliardë denarë të shpërndahen për komunat për projekte që janë përgatitur. Nesër kemi takim dhe do të punojmë në këtë problematikë”, tha Mickoski në intervistën…

Read More