Ish deputeti, Samka Ibraimovski ka dërguar kërcënime deri te gjykatësi Kushtetues, të denoncuara nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.
Kërcënimet siç bëhet e ditur, janë bërë nëpërmjet rrjeteve sociale“Sot (24.06.2024) rreth orës 12 kryetari i Gjykatës Kushtetuese, D.K. në Sektorin për krim kompjuteristik në kuadrët të MPB-së ka denoncuar kërcënime për jetë ndaj një gjykatësi të Gjykatës Kushtetuese, të drejtuara nga S.I. nëpërmjet rrjetit social”, qëndron në njoftimin e MPB-së.
Ibraimovski ka qenë edhe pjesë e ekzekutivit.