Author: Tuit7

Partnerëve të koalicionit qeveritar u mbetet të zgjedhin në Kuvend funksionarët me të cilët do të përfaqësohen në eshalonin e dytë, pozitat e zv/ministrave në qeverinë e re, por edhe të caktojnë funksionarët që do të udhëheqin me drejtoritë të cilat do t’u takojnë. VLEN konfirmon se në ndarjen e pushtetit do t’i takojnë 30% nga numri i përgjithshëm i drejtorive, të cilat duhet të ndahen mes partnerëve të koalicionit, Aleancës për Shqiptarët krahut të Taravarit, Alternativës, Besës, Lëvizjes Demokratike, si dhe Bekim Qokut edhe pse pa subjekt politik. Nga koalicioni sqarojnë se kanë një metodologji se si do të…

Read More

Unë jam serb, si mund të jem njeri tjetër. Gjatë gjithë jetës sime kam qenë shërbëtor i popullit serb në Maqedoni, por mundohem të jem edhe qytetar besnik i Maqedonisë, thotë zëvendëskryeministri dhe ministri i Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq në një intervistë për televizionin Prva të Beogradit. Madje, ai kërkoi të komentonte akuzat se ai është njeri i presidentit rus Vladimir Putin. Në intervistë, Stoilkoviq thotë se gjëja e parë që ka bërë si ministër ka qenë se ka ngarkuar Institutin për Kërkime Sociologjike-Politike dhe Juridike që të përgatisë një analizë të situatës në të cilën ndodhen pakicat kombëtare…

Read More

Pasaporta e kuqe me stemën gjermane është e njohur dhe shumë e dëshiruar. Nuk është çudi, kur dihet se qytetarët gjermanë gëzojnë liri pothuajse të pakufizuar udhëtimi, mund të jetojnë dhe punojnë në të gjithë BE-në, kanë të drejtë të votojnë në zgjedhje dhe mund të zgjedhin lirisht profesionin e tyre. Rruga për marrjen e kësaj pasaporte tani është thjeshtuar. Ligji i ri i Shtetësisë do të zbatohet në Gjermani nga 27 qershori 2024. Shumë nga rreth 12 milionë të huajt në Gjermani tani mund të aplikojnë për shtetësi gjermane, shkruan DW. Rrugë e shpejtë drejt shtetësisë Pas pesë vitesh…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti në takimin me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angella Ageller ka bërë të ditur se ka biseduar edhe për çështjen e legjitimitetit të Qeverisë së re, transmeton TV21. Në njoftimin e Mexhitit, thuhet se palët në takim kanë rënë dakord se legjitimiteti i Qeverisë së re, është çështje e mbyllur. “Të dyja palët u dakorduan se çështja e legjitimitetit politik të Qeverisë së re është çështje e mbyllur. Periudha e ardhshme do të përdoret për të realizuar një tranzicion të suksesshëm dhe për të konsoliduar institucionet në vend.…

Read More

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, realizoi një takim me Ekselencën e Saj, ambasadoren e SHBA-së në vendin tonë, Anxhela Ageler. Në këtë takim, ministri Mexhiti i theksoi prioritetet kryesore dhe përcaktimet strategjike të Qeverisë së re dhe e siguroi ambasadoren Ageler se si shumicë parlamentare, Qeveria mbetet edhe më tej plotësisht e përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve të ndërsjella me partnerin më të madh strategjik dhe aleatin më të fortë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe se vendosmëria euroatlantike dhe anëtarësimi i plotë…

Read More

Në moshën 55 vjeçare, sot, ka ndërruar jetë profesoresha e gjuhës frenge, Nebehate Rexhepi. Lajmin mortor e ka shpërndarë, drejtoria e Gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup, ku ka punuar e ndjera. “Me dhimbje të thellë e zemër të thyer, ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të koleges sonë të dashur, Nebahate Rexhepi. E njohur për përkushtimin dhe profesionalizmin e saj të jashtëzakonshëm, ajo la gjurmë të pashlyeshme, për shumë gjenerata, e në zemrat e të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin dhe punojnë me të. Kujtimi i saj do të mbetet i gjallë në zemrat tona, dhe ne…

Read More

Prof.dr. Nazmi Beqiri (Bartësve të prëgjegjësisë mbarëshqiptare) Mosrespektimi i marrëveshjeve, i normave, i shprehjes së vullnetit dhe lirisë, ka përfunduar me vrasje, me luftë. Zatën për këtë lufta njihet si mjet i fundit i politikës. Për politikë dhe rregull jetësor, ne kemi pasur kanunin, që sot kur përmendet ndër ne e gjetiu, menjëherë parakujton vrasjen. Ndërsa, pleqnarët, të cilët ishin krijuar për ta shmangur atë (vrasjen), e lënë si element (nyje) të pestë të veprimit për kundërvrasje. Përkujtova këto ligje, nga halli se ndërhyrja në gabime, ngatërresa, vrasje, shkelje të së drejtës, të moralit dhe mohimit të lirisë, rregullohej, ose…

Read More

Ambasadorja amerikane Angela Ageller në X ka njoftuar se sot ka pasur takim me kryeministrin e ri Hristijan Mickoski. “Takim produktiv me kryeministrin Hristijan Mickoski, ku u diskutua për prioritetet e Qeverisë së re. Ai ripërsëriti mbështetjen e vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara në avancimin e synimeve të Maqedonisë për siguri, prosperitet dhe integrim euroatlantik”, ka shkruar ambasadorja amerikane e Shteteve të Bashkuara në vend, Angela Ageller.

Read More

“Mendoj se nuk e ka çu Izet Mexhiti por e ka çu votuesi shqiptar sepse i ka skaduar afati politik”, kështu tha Izet Mexhiti kur u pyet se kush e çoi Ali Ahmetin në opozitë. Mexhiti tha se çdo fillim ka edhe përfundimin dhe tha se opozita e tanishme nuk përfaqëson shpresë për votuesin shqiptar dhe opozitën shqiptare.  https://www.facebook.com/share/v/N2LimGsvH1wRrGhR/?mibextid=oFDknk

Read More