Author: Tuit7

Drejtuesit e Universitetit të Tetovës janë të kënaqur me interesimin e maturantëve për t’u regjistruar në këtë universitet. Në këtë universitet, afati i tretë i regjistrimeve është më 23 dhe 24 shtator. Rektori i Universitetit të Tetovës, Jusuf Zejneli thotë se është i kënaqur me numrin e studentëve të regjistruar në vit të parë, ndërsa theksin e vendos edhe në rritjen e interesimit për t’u regjistruar në drejtimet shkencore, siç është Matematika, Fizika, Kimia… drejtime këto që kohëve të fundit kanë pasur numër deficitar të studentëve. Zejneli shprehet se numri i atyre që janë regjistruar në dy afatet e kaluara…

Read More

Bashkim Hasani, kuadër i VLEN-it, është emëruar drejtor në Drejtorinë e Kullosave. Se ka marrë post shtetëror, e ka konfirmuar edhe vetë Hasani në Facebook ku ka falenderuar liderin e Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti për besimin e dhënë. “Një detyrë e re për t’ju shërbyer qytetarëve të vendit ! Faleminderit për besimin kryetar Izet Mexhiti Faleminderit për përkrahjen strukturave të VLEN“, ka shkruar Hasani Mësohet se Hasani është emëruar drejtor në Kullosat, ndërkaq ai paraprakisht ka udhëhequr edhe me funksione të tjera shtetërore, si kuadër i BDI-së atë të zëvendësministrit të Mbrojtjes.

Read More

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti ka takuar sot shefin e ri të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Michalis Rokas. “Ishte kënaqësi e veçantë të takoja sot shefin e ri të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas, të cilit i urova mirëseardhje të përzemërt, dhe një mandat të suksesshëm në vendin tonë. Ky takim na ofroi një mundësi të shkëlqyer për të thelluar më tej marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian. Nënvizova se integrimi i vendit tonë në familjen evropiane, mbetet prioriteti ynë strategjik dhe më…

Read More

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare ishte e drejtë dhe e pastër, ka mbrojtur pragun dhe jetën e shqiptarëve. Kështu deklaron Rafiz Aliti, i njohur si Komandant “Msusi”. “Msusi” i luftës thotë se si përfaqësues politik për statusin e ish ushtarëve ka biseduar me dy kampet politike, si me LSDM po edhe me VMRO-në. “Lufta ishte e drejtë, ne i mbrojtëm vatrat tona, ne nuk shkuam as në Strumicë as në Vallandovë që ti okupojmë shtëpitë e tyre, përkundrazi, ata që thirren se ishin “branitella” granatuan fshatrat dhe shtëpitë shqiptare. Ishin ata që pësuan, civilët, nëpër fshatrat tonë. I them këto se…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka takuar sot një delegacion të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim – IOM, me seli në Shkup, të përfaqësuar nga Vesna Bozhinovska Petrushevska, drejtoreshë e Zyrës në Shkup dhe Vanja Llazaridis, menaxhere e projekteve të kësaj organizate. Në takim u bisedua për projektet e IOM-it, të cilat Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i mbështet e që kanë të bëjnë me matjet e cilësisë së ajrit në komunën e Tetovës, dhe në pjesën e përfshirjes së migrimit në Planin Nacional për Përshtatje ndaj Ndryshimeve Klimatike. Gjatë projektit të parë në Tetovë dhe rrethinat…

Read More

Dijana Toska Asnjëherë më qartë nuk kanë dalë në shesh dy tema kapitale me të cilat BDI ka manipuluar apo thjeshtë të ketë ba hajgare me popullin, për gjithë këto vite në pushtet. 1. Zyrtarizimi i gjuhës shqipe apo degradimi i saj si kategori e 20 përqindshit. 2. Ligji i branitellave, nga 2001 deri më 2024 si mbeti ligj ekskluziv vetëm për branitellat . Të vazhdosh duke qenë edhe në opzitë me rindërtim të manipulimeve duke ju dhënë kahje e drejtime mashtruese përta defokusuar opinionin është në kundërshtim me çdo vlerë morale, njerëzore, profesionale e cila reflekton në procese demokratike…

Read More

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) prezantoi sot në Tiranë edicionin e 10-të të Ballkan Barometrit, sondazhi më i madh i opinionit publik dhe i biznesit në rajon,. Ky sondazh vjetor është kryer me gjashtë mijë njerëz dhe 1200 biznese nga i gjithë Ballkani Perëndimor, duke dhënë një pasqyrë të opinioneve të tyre mbi bashkëpunimin rajonal, integrimin në BE, besimin tek institucionet publike, mediat, jetën digjitale, transportin, sundimin e ligjit etj… Aktiviteti u hap nga Sekretarja e përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu dhe Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, pasuar nga prezantimi i të gjetjeve të Barometrit…

Read More

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu  deklaroi se Prishtina pret që Maqedonia e Veriut  të fillojë me punimet për ndërtimin e autostradës Prizren-Tetovë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.  Ky investim, siç deklaroi Aliu për portalin “Ekonomia onlajn”  (ekonomiaonline.com),  është në interes të të dyja vendeve, pasi, mes tjerash, do të kontribuojë për zhvillimin e turizmit dimëror. Ai ka thënë se detyrat që i takojnë si Qeveri i kanë përfunduar, sa i përket daljes nga autostrada “Ibrahim Rugova”. Për rrugën Prizren-Tetovë, pasi që kemi realizuar marrëveshjet mes dy qeverive dhe është nënshkruar prej dy kryeministrave asaj kohe,…

Read More

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nga viti në vit ballafaqohen me ajër shumë të ndotur, veçanërisht muajt e dimrit, ndotje që ka pasoja të rënda në shëndetin e tyre dhe shkurton ndjeshëm jetëgjatësinë e qytetarëve pikërisht për shkak të thithjes së ajrit të mbushur me grimca toksike. Pavarësisht se kjo gjendje akute vazhdon prej dekadash, përveç ndërhyrjeve të vogla ad-hock, vitet e fundit nuk është bërë asnjë hap serioz për përmirësimin e gjendjes, shkruan gazeta KOHA. Gjegjësisht, përkundër hulumtimeve të shumta, të cilat vërtetuan se pjesa më e madhe e ndotjes së ajrit është nga ngrohja e amvisërive, drutë janë…

Read More

Për herë të parë nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, një politikan që i thotë vetes shqiptar, del publikisht kundër përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në administratën publike dhe shtetërore dhe bëhet bashkë me Mickoskin, Stoilkoviçin dhe Dimitrievskin kundër përfaqësimit të drejtë. Kështu thuhet në reagimin e Frontit Europian, duke komentuat statusin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili tha se mendon se tani ka ikur koha e vjetër ku njerëzit dalloheshin etnikisht. Reagimi i plotë i Frontit Europian: Për herë të parë nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, një politikan që i thotë vetes shqiptar, del publikisht kundër përfaqësimit të…

Read More