Vendimin e kushtetueses për ngrirje të balancuesit, Aleanca për Shqiptarët, krahu i Selës e cilëson si një goditje për një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit (MO), përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Nga atje thonë se pas shfuqizimit të balancuesit, nuk do të ketë më punësime për shqiptarët. “Prej sot e tutje, nuk do të ketë më vende të garantuara për punësim dhe emërime në pozicione udhëheqëse të shqiptarëve dhe bashkësive të tjera jo shumicë. Kujtojmë Qeverinë aktuale monoetnike, ku tanimë nuk dallojnë as partnerët servil të cilët u bënë në një zë me Mickoskin dhe Stoilkoviçin, se po e çojnë vendin 24 vite pas, në kohën e para nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Sot e pa i gjithë opinioni se kush janë skenaristët e destabilizimit dhe kush dëshiron tensione” thuhet në reagimin me shkrim të Aleancës për Shqiptarët. /Alsat.mk
Të fundit:
- Bie fuqia e uraganit Milton në stuhi të kategorisë tre – floridasve u kërkohet të evakuohen menjëherë! – Insajderi
- Nëse qëndroni dhe nuk largoheni nga uragani Milton, shkruani emrin tuaj në trup – Insajderi
- Mexhiti, BDI-së: Njerëzit tuaj votuan kundër balancuesit, ju po qani! Do ta zgjidhim belanë tuaj, do ketë ligj!
- Taravari: BDI urdhëroi gjykatësit e saj për të hequr balancuesin, ne do sjellim ligj edhe më të mirë!
- Ish-uragani Kirk godet Spanjën dhe jo vetëm, me erëra të cilat arriten deri në 205 km/h – Insajderi
- Gjyqtarja turke suspendohet pasi iu zbulua një video intime me një vëzhgues arbitrash, 24-vjeçarja thotë se u krijua me AI – Insajderi
- Izraeli paralajmëron se sulmi ndaj Iranit do të jetë “vdekjeprurës” dhe “befasues” – Insajderi
- Do ketë masa të forta sigurie! – Insajderi