Tifozët e Celtic Glasgow nuk e kanë ndërmend të ndalen në kauzën e tyre në mbështetje të Palestinës, përkundër dënimeve dhe gjobave që po i marrin nga UEFA. Kjo e…
Tifozët e Celtic Glasgow nuk e kanë ndërmend të ndalen në kauzën e tyre në mbështetje të Palestinës, përkundër dënimeve dhe gjobave që po i marrin nga UEFA.
Kjo e fundit nuk ka mëshirë ndaj grupit të tifozëve të Brigadës së Gjelbër, i njohur për dashurinë e tyre të madhe për klubin skocez dhe guximin për të shpjeguar pa iu trembur syri për gjithçka që mendojnë, përmes sloganeve të ndryshme.
Ata e shfaqën mbështetjen për Palestinën edhe në këtë mesjavë në Ligën e Kampionëve përmes sloganit dhe e zbuluan edhe flamurin palestinez.
“They can oppress you, they can imprison you, but they will never break your spirit!
Gaza, Jenin, Tulkarm, Nablus, you’ll never walk alone!”
Celtic fans’ message to the people of Palestine tonight. 🇵🇸🇵🇸🇵🇸🇵🇸 pic.twitter.com/ZcQ6ONCv4A
— Alan MacLeod (@AlanRMacLeod) September 18, 2024
Ata kanë paguar gjoba të ndryshme dhe të shumta për slogane pro-palestineze, ndërsa në nëntor u gjobitën me 19 mijë euro vetëm për shpalosjen e flamurit palestinez në Champions.
“Mund të të shtypin, mund të të burgosin, por kurrë nuk do të ta thyejnë shpirtin. Gaza, Jenin, Tulkarm, Nablus, ju kurrë nuk do të ecni vetëm!”, shkruan ata në slogan.