Author: Tuit7

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi sot sot me rastin e 23-vjetorit të Masakrës së Lubotenit, ku u vranë dhjetë civilë shqiptarë, vizitoi varrezat e martirëve në Luboten. Ademi tha se që të mos përsëriten ngjarjet si kjo, partitë maqedonase veçanërisht duhet të angazhohen më tepër në respektimin e Marrëveshjes së Ohrit. “Nëse dëshirojmë që këtë shtet ta ndërtojmë së bashku, nëse dëshirojmë që ta ndërtojmë të ardhmen së bashku, dhe jemi të sinqertë në atë dëshirën tonë për të ndërtuar një shoqëri kohezive, një shtet multietnik, ku secili prej nesh do të respektohet dhe nuk dëshirojmë që t’i kthehemi të…

Read More

Gjatë muajit korrik janë raportuar gjithsej 250 raste me Kovid-19 në mbarë vendin. Krahasuar me muajin paraardhës qershor, është regjistruar një rritje e dhjetëfishuar e numrit të rasteve të raportuara me Kovid-19, si dhe krahasuar me muajin korrik 2023. Nga të sëmurët në korrik 2024, numri më i madh – 148 janë raportuar nga Shkupi, ndërsa incidenca më e madhe (43.0/100.000) është regjistruar në Kavadar, thuhet në buletinin mujor të Institutit për Shëndet Publik (ISH) për lëvizjen e sëmundjeve akute infektive për muajin korrik, publikuar pasditen e sotme. Gjatë muajit është regjistruar një person i vdekur i lidhur me Kovid-19.…

Read More

Në prag të shënimit të përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti thotë se pas devalvimit që BDI-ja i ka bërë shënimit të Marrëveshjes së Ohrit, Qeveria aktuale po e rikthen institucionalizimin e kësaj date të rëndësishme. Mexhiti në një intervistë për Alsat i hedh poshtë akuzat e partisë së Ahmetit për shkurtim të buxhetit për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ai thekson se shpenzimet për manifestimin e kësaj date të rëndësishme do t’i mbulojë Qeveria, për dallim nga sipas tij BDI-ja që i ka harxhuar për dreka, darka dhe koncerte. Zëvendëskryeministri i parë, thotë se shqiptarët…

Read More

Shumë qytetarë morën pjesë në varrimin e Faton Hajrizit në vendlindjen e tij, në Klinë e Ulët të Skënderajt, raporton “Kosova Press”. Trupi i pajetë i Hajrizit u soll nga Serbia në Kosovë mëngjesin e së premtes. Po atë ditë, u identifikua nga familjarët e tij dhe iu bë autopsia. Hajrizi u vra më 19 korrik në Lloznicë të Serbisë, derisa kufoma e tij u mbajt atje rreth 2 javë. Ai u raportua se më 18 korrik kishte vrarë një polic serb në Lloznicë dhe kishte plagosur një tjetër. Faton Hajziri u arratis nga burgu i Smrekonicës për të nëntën…

Read More

Qeveria mbajti sot seancën e 11-të. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qeverinë se ka marrë informacion nga Instituti i Shëndetit Publik dhe alarmi i motit nga Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike për rikthimin e valës së të nxehtit që zgjat 2 ditë, në periudhën nga data 12.08.2024 deri më 13.08.2024. (e hënë dhe e martë). I gjithë territori i vendit do të ndikohet nga temperaturat e larta të fazës portokalli dhe sipas Planit të Veprimit të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit në shëndetin e popullatës. Në përputhje me këtë, Qeveria miratoi masa shtesë për…

Read More

VMRO-DPMNE-ja nëpërmjet një kumtese dërguar në media, ka adresuar kritika deri te BDI dhe e ka akuzuar se do të japë përgjegjësi për “krimin urbanistik në 7 vitet e kaluara”, transmeton TV21. Kanë përmendur edhe emra të funksionarëve të kësaj partie dhe të të afërmve të tyre. BDI është në panik sepse dhëndri i Ahmetit, familja e Musa Xhaferit, bijtë e funksionarëve të tyre të mëhershëm dhe Pucko Petrol nuk do të mund të ndërtojnë ku do të munden. Kur BDI-ja flet për mafinë urbane, a harron në dhëndrin e Ahmetit, familjen e Musa Xhaferit dhe Pucko Petrolin? 7 vjet…

Read More

Një denononcim anonim i bërë në Komisionin Antikorrupsion se një person jo i kualifikuar është emëruar në postin e Revizorit kryesor ka shkaktuar tërmet në institucionet e vendit. Me vendim të Qeverisë, nga java e kaluar, në këtë pozitë është emëruar Afrona Vërzivollin nga VLEN. BE-ja paralajmëroi se me kujdes do ta shqyrtojë këtë emërim të Qeverisë, duke marrë parasysh se Revizori kryesor për fondet IPA dhe i gjithë trupi i revizorëve llogari i japin BE-së, e jo Qeverisë. DELEGACIONI I BE-Së NË SHKUP “Me rëndësi është që të gjitha emërimet në pozita kopetente në institucionet shtetërore të kryhen me respektimin e të…

Read More

Ish-ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski theksoi se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani patjetër duhej ti kalonte të gjitha procedurat e sigurisë në Aeroportin e Shkupit, pasi që po udhëtonte me një aeroplan komercial, shkruan INA. “Është fakt se ka pasur një situatë edhe më parë ku presidentja e Kosovës ka reaguar se pse është dashur të kalojë kontrollin e sigurisë. Mirëpo, në atë moment askush nuk ndërmori asnjë iniciativë përveçse të tregonte se procedurat e sigurisë duhej të kalonin dhe kjo ishte e kryer. Ajo presidente gjatë çdo udhëtimi në aeroportin e Shkup nuk u la…

Read More

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të përleshjes verbale që ka ndodhur në Bit Pazar, ku ka qenë i përfshirë edhe një i burgosur i Idrizovës. Në përleshje, i burgosuri ka përdorur edhe armë. Pas rastit, është kryer bastisje në shtëpinë e tij dhe i njëjti është kthyer në burg për vuajtjen e dënimit. “Më 09.08.2024 në ora 17.30 në Shkup, është denoncuar se në rajonin e Bit Pazarit ka ndodhur një përleshje verbale ndërmjet H.V.(56) dhe N.V.(51) që të dy nga Shkupi. Gjatë përleshjes N.V. me armë zjarri ka drejtuar kërcënime serioze ndaj H.V. dhe…

Read More

Koalicioni VLEN nuk mori mbështetje nga VMRO-DPMNE për idenë për ndryshimin e Kushtetutës për luftë kundër korrupsinit të lartë. Nga VLEN paraprakisht publikuan se kanë përgatitur amendamente kushtetuese me të cilat ndryshohet pjesa e retroaktivitetit të ligjeve, kështu që do të mundeshin nga fillimi të shqyrtohen të gjithë lëndët e deritanishme gjyqësore në të cilat janë përfshirë politikanë. Njëkohësisht nga VLEN parashohin që veprat penale eventuale të funksionarëve të mos mund të vjetërsohen dhe të rritet përfshirja e konfiskimit të pronës së përvetësuar në mënyrë të paligjshme. Nga VMRO-DPMNE u përgjigjën se do ta luftojnë korrupsionin me ligjet ekzistuese dhe…

Read More