Ushtarët izraelitë janë filmuar duke hedhur nga çatia trupat e palestinezëve të vrarë në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Ushtarët izraelitë bastisën dje qytetin Qabatiya të Jeninit, që ndodhet në veri të Bregut Perëndimor.
Ushtarët izraelitë hedhin nga çatia trupat e palestinezëve të vrarë në Bregun Perëndimor https://t.co/L2Xa4VYJaG pic.twitter.com/0BCAjaD4As
— Anadolu Shqip (@aa_albanian) September 20, 2024
Tre palestinezë u vranë në sulmin e ushtarëve izraelitë që rrethuan një shtëpi gjatë bastisjes.
Sipas dëshmitarëve okularë, ushtarët izraelitë hodhën trupat e tre palestinezëve nga çatia e shtëpisë ku ndodheshin.
Në pamjet e përhapura në rrjetet sociale, tre ushtarë izraelitë shihen në çatinë e ndërtesës ku ndodhen kufomat e palestinezëve të vdekur.
Një pamje e filmuar me kamerë telefoni celular tregon një nga ushtarët duke shtyrë trupin e një prej palestinezëve të vdekur buzë çatisë. Më pas, trupi i këtij palestinezi hidhet me shqelma nga çatia nga ushtari izraelit.
Dëshmitarët okularë raportuan gjithashtu se trupat e palestinezëve u morën nga vendi i ngjarjes me buldozerë izraelitët.