Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për “balancuesin” ministri i Shëndetësisë Arben Taravari thotë se është i nxituar, por është vendim i Gjykatës Kushtetuese, edhe pse siç thotë ai “nuk na duhen situata të tilla të tensionuara”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Taravari thekson se koalicioni qeveritar ka pasur marrëveshje që fillimisht të miratohet Ligji për përfaqësim të drejtë të të gjitha komuniteteve, por jo vetëm për përkatësinë etnike, por edhe për kategoritë tjera.
“Gjykata Kushtetuese, për fat të keq, përbëhet nga gjyqtarë të zgjedhur, edhe pse gjyqtarët duhet të jenë asnjanës. Megjithatë, nuk mendoj se kemi nevojë për situata kaq të tensionuara në këtë moment. Përkundrazi, me OBRM-PDUKM-në, para se të fillonte koalicioni, kishim një marrëveshje që të merremi me Ligjin për Përfaqësim të Drejtë të të gjitha komuniteteve dhe më pas për “balancuesin”.
Megjithatë, ishte disi e nxituar. Dikush mund të ketë dashur të flasë për këtë dhe të defokusohet nga tema të tjera më të rëndësishme”, tha Taravari, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjes për grantin ndërmjet Ambasadës Japoneze dhe Klinikës për Sëmundjet e Fëmijëve.
Vazhdoj, theksoi Taravari, me qëndrimin se “balancuesi” ishte një mjet i mirë, por së fundmi është keqpërdorur shumë.