Vendimin e kushtetueses për ngrirje të balancuesit, Aleanca për Shqiptarët, krahu i Selës e cilëson si një goditje për një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit (MO), përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Nga atje thonë se pas shfuqizimit të balancuesit, nuk do të ketë më punësime për shqiptarët. “Prej sot e tutje, nuk do të ketë më vende të garantuara për punësim dhe emërime në pozicione udhëheqëse të shqiptarëve dhe bashkësive të tjera jo shumicë. Kujtojmë Qeverinë aktuale monoetnike, ku tanimë nuk dallojnë as partnerët servil të cilët u bënë në një zë me Mickoskin dhe Stoilkoviçin, se po e çojnë vendin 24 vite pas, në kohën e para nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Sot e pa i gjithë opinioni se kush janë skenaristët e destabilizimit dhe kush dëshiron tensione” thuhet në reagimin me shkrim të Aleancës për Shqiptarët. /Alsat.mk
Të fundit:
- VIDEO/Barcelona barazon rezultatin ndaj Monacos, Yamal realizon supergol – Insajderi
- Pse? Ma dhurove me zemër – Insajderi
- Panik dhe frikë në ajër! Pasagjerët pësojnë gjakderdhje nga veshët dhe hundët – Insajderi
- Ronaldo ka për të thënë diçka për Yamalin – Insajderi
- Leja ndaj Ukrainës për të goditur Rusinë do të thotë luftë bërthamore – Insajderi
- FIFA publikon renditjen e fundit, ja ku renditet Shqipëria – Insajderi
- Grupi kishte infiltruar mbi 250 mijë pajisje. Synonte infrastrukturën, korporatat dhe universitetet – Insajderi
- Mexhiti: Së shpejti në Qeveri do të kalojë projekti për parkingun nëntokësor në Çarshinë e vjetër me vlerë 20 milionë euro (VIDEO)