1 fitore ndaj Ukrainës, e më pas humbja ndaj Gjeorgjisë kanë ndikuar drejtpërdrejt në renditjen e Shqipërisë në FIFA, e cila ka humbur 1 pozicion. Kuqezinjtë renditen në vendin e…
1 fitore ndaj Ukrainës, e më pas humbja ndaj Gjeorgjisë kanë ndikuar drejtpërdrejt në renditjen e Shqipërisë në FIFA, e cila ka humbur 1 pozicion. Kuqezinjtë renditen në vendin e 67 në tabelën e klasifikimit botëror, ndërsa kundërshtarët e tyre të fundit, të cilët u shkaktuan dhe humbjen në Air Albania, Gjeorgjia kanë fituar 4 pozicione.
Me 1 fitore dhe 1 humbje në Ligën e Kombeve Shqipëria ka fituar 2.42 pikë, ku në total numëron 1377.91 pikë, një përmirësim i lehtë nga hera e fundit. Sa i përket Kosovës është përmirësuar në renditje duke fituar 2 pozicione, duke u gjendur në vendin e 104, nga 106 që ishte më herët.
Sa i përket kreut nuk ka ndryshime, në vendin e parë qëndron Argjentina, kampionia e botës në fuqi. Më pas në renditje vijnë Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Belgjika, Holanda, Portugalia, Kolumbia dhe në vendin e 10të Italia. Humbjen më të madhe në pozicione e ka Katari plot 10 të tillë, ndërsa më tepër pikë të regjistruara në këtë afat kohor ka Bolivia.