Një javë më parë është shmangur një aksident ajror mbi Shkup. Siç njoftoi portali SDK duke iu referuar faqes për gjurmimin e fluturimeve “flyradar24”, avionët e “Turkish Airlines” dhe “Sunexpress” për pak sa nuk janë përplasur në qiell, mbi aeroportin Ndërkombëtar në Shkup, më 7 shtator në orën 18:32 minuta. Nga Agjencia e Aviacionit Civil thanë se po veprojnë lidhur me këtë incident të raportuar nga M-NAV për përplasjen e evitueshme të dy avionëve mbi Shkup më 7 shtator. “Bëhet fjalë për avionin e “Turkish Airlines” në fluturimin TK1358 nga Madridi në Stamboll dhe avionin “Sunexpress” nga aeroporti bregdetar turk Dalaman për në Londër. Sipas Flytradar, 30 sekonda para se të ndaheshin dy avionët, ata ishin në të njëjtën lartësi prej 36,000 shkallë. Pak para se të ndaheshin, njëri u ngjit në 36,325 shkallë dhe tjetri zbriti në 35,475 shkallë. Sipas rregullave të trafikut ajror, duhet të ketë 2000 shkallë distancë vertikale ndërmjet avionëve. (Alsat)
Të fundit:
- Stuhia Boris përfshin dhe Italinë, evakuohen mbi 1 mijë banorë – Insajderi
- Shpërthime dhe raketa në Liban, Izraeli njofton fazë të re lufte, SHBA i druhet pushtimit tokësor – Insajderi
- E enjte, por edhe sonte ka Champions League – Insajderi
- Tifozët e Celticut nuk ndalen me mesazhe për Palestinën, përkundër dënimeve – Insajderi
- Zekolli Shaqiri: Vendosja e tabelës në Bllacë pa mbishkrim në gjuhën shqipe, vepër e qeverisjes së kaluar
- Zeqiri: Për 3-4 vjet do të përfundojë ndërtimi i fazës së parë të kampusit të UNT-së
- Kosova ngjitet në ranglistën e re të FIFA-s – Insajderi
- Një person ndërroi jetë nga Ethet e Nilit Perëndimor në Klinikën infektive