Author: Tuit7

Do të formohen dy ministri të reja. Ministria për Energjetikë dhe Ministria për Sport. Puna dhe Politika Sociale si sektor do t’i bashkohet Ministrisë së Ekonomisë, ndërsa sektori i Turizmit nga ky dikaster do të kalon në Ministrinë e Kulturës. Ministria aktuale e Punës dhe Politikës Sociale bëhet Ministri e Politikave Sociale, Demografisë dhe të Rinjve. Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës planifikohet të bëhet Ministri për Administratë dhe Digjitalizim. Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënies mes Bashkësive i hiqet sistemi politik i cili do të shtrihet në kuadër të Qeverisë dhe mbetet Ministria për Marrëdhënie mes Bashkësive. Ministria për…

Read More

Deputeti i Koalicionit “Fronti Europian”, Blerim Bexheti, në një prononcim për media në Kuvend, ka theksuar se ndryshimet ligjore që kanë të bëjnë me riorganizimin e ministrive nuk kanë arritur ende tek ata dhe thekson se do të japin qëndrim konkret pasi t’i shohin ato. “Përsa i përket ligjit të propozuar që kërkon një shumicë prej dy të tretash, ne ende nuk e kemi parë atë ligj. Kur ta shqyrtojmë, kur të arrijë tek ne, do të japim mendime dhe pikëpamje specifike. Nuk e kemi marrë parasysh, por fakt është se kemi edhe një kontekst tjetër, pra një kontekst politik…

Read More

Nuk qëndron pretendimi i BDI-së se Fronti Evropian e mban legjitimitetin te shqiptarët për të bashkëqeverisur me VMRO-DPMNE-në. Sipas profesorit Mersim Maksuti Fronti është multietnik dhe për këtë, nuk mund të konstatohet nëse shqiptarët kanë votuar më shumë Frontin se koalicionin VLEN. “Me vetë faktin se opozita shqiptare ka fituar mbi 107.000 vota dhe në anën tjetër kemi një front multietnik është çështje shumë e diskutueshme se ku gjendet realisht legjitimiteti te shqiptarët. A është te opozita, apo është te Fronti Evropian në krye me BDI-në. Madje, dua të theksoj se prej vitit 2016-të e këndej, populli shqiptar, votuesi shqiptar,…

Read More

Ish-presidenti Ilir Meta mbrëmë në Tiranë ka takuar liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi. Ai përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook ka theksuar në takim kanë ndarë vlerësimin se të jesh në opozitë është një mision i madh, dhe se shqiptarët vazhdojnë të jenë garanca kryesore e rrugëtimit euroatlantik të vendit. “Kënaqësi e veçantë t’ju përshëndes këtë mbrëmje nga Tirana me liderin e partisë historike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Partisë Demokratike, z.Menduh Thaçi. Ndamë të njëjtin vlerësim se të jesh në opozitë është një mision shumë i madh. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, faktor kyç shtetformues,…

Read More

Të përjetshmit e BDI-së janë në panik. Rrënimi i regjimit 20 vjeçar do të sjellë edhe llogaridhënie për pasurimin e paligjshëm, për krimin e futur në institucione, do të ketë përgjegjësi për korrupsionin politik, për bizneset e familjeve të tyre. Kështu e komenton takimin e sotëm të Frontit Europian në Tetovë kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ndërsa thotë se “drama në regji të Ali Ahmetit që po shfaqet sot në Tetovë është vetëm demonstrim frike nga humbja e privilegjeve me të cilat njëherë u pasuruan”. Postimi i plotë i Izet Mexhitit: I dashur votues, Gjatë fushatës vazhdimisht kam folur…

Read More

Një 47-vjeçar është vrarë në Bogovinë të Tetovës, ndërsa sipas informacioneve fillestare nga policia, si i dyshuar është ndaluar një 50-vjeçar nga i njëjti vend. I dyshuari është arrestuar në Tetovë. “Në ora 10:30 në rrugën “Cvetan Dimov” në Tetovë, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria M.M. (50) nga Bogovina e Tetovës, i cili drejtonte automjetin e udhëtarëve “BMV” me targa të Tetovës. Ai dyshohet se rreth orës 10:15 në një objekt hotelerie në fshatin Bogovinë, me armë zjarri ka vrarë A.J (47) nga i njëjti fshat, me të cilin paraprakisht kanë pasur mosmarrëveshje të ndërsjellë. Gjatë kontrollit të automjetit…

Read More

Në seancën e parë që do të thirret nga Kryetari I ri I Kuvendit, Afrim Gashi, para se të formohet qeveria, do të gjenden ndryshimet ligjore me të cilët do të mundësohet që të formohen Ministri të reja, të transformohen ministritë ekzistuese si dhe të shmangen zgjedhjet e parakohshme lokale në disa komuna, pasi emrat e disa Kryebashkiakëve tashmë përmenden si pjesë të ekzekutivit. Kjo është bërë e ditur nga Kryeparlamentari Afrim Gashi gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë. “Jemi para sfidës që të kemi bartës të komunave që do të zgjidhen për 5 – 6 muaj dhe…

Read More

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, nga mbledhja e kryesive të Frontit Evropian, tha se është një moment i rëndësishëm i politkbërjes së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Sela tha se përpjekja për të margjinalizuar dhe majorizuar shqiptarët dhe komunitet tjera etnike, e që dështoi para dy viteve, tani është skenari i dytë që ka qëllimin e njëjtë. “Ata nuk u bashkuan si koncepte politike, por bashkuan votat e popullit dhe e mira e kësaj situate është që ranë maskat dhe e disa aktorëve tjerëve politik të cilët thirren në emër të legjitimitetit të shqiptarëve por që realisht janë…

Read More

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në mbledhjen e Frontit Europian në Tetovë tha se Maqedonia e Veriut e ka vendin në BE, ndaj askush nuk duhet të bie në grackat e politikës destruktive të VMRO-DPMNE-së. “Ne do të rrijmë në linjën tonë, kemi qasje serioze sepse ata nuk do të arrijnë të bëjnë kurthe me truqet e tyre. Maqedonasit nuk heqin dorë nga shteti i tyre sllavo-maqedonas, këto fjalime që po i ben VMRO-DPMNE e Mickoskit, i kishte dikur edhe Gligorovi. Kurrë nuk mund të na mashtrojnë! Fjalët e Mickoskit tha: Qendra e rëndësës së vendimeve madhore të shtetit do…

Read More

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejd tha sot nga takimi i Frontit Europian në Tetovë se do të qëndrojnë besnik në luftën për mbrojtjen e legjitimitetit dhe se nuk bashkohen në qeveri si vazal siç po bën VLEN-i. “Fronti Europian ka bërë ndryshim duke bashkuar etnitetet sepse një kohezion i tillë ndëretnik do të sjell ndryshimin e mirëpritur për të gjithë qytetarët. Ata, VLEN-i thonë se 3-4 deputetë nga Fronti Europian do të kalojnë tek ata, mirëpo unë po I pyes se me cilën këmbë? Me të djathtën apo me të majtën? Me të djathën hyjnë ata që kanë legjitimitet,…

Read More