Do të formohen dy ministri të reja.
Ministria për Energjetikë dhe Ministria për Sport.
Puna dhe Politika Sociale si sektor do t’i bashkohet Ministrisë së Ekonomisë, ndërsa sektori i Turizmit nga ky dikaster do të kalon në Ministrinë e Kulturës.
Ministria aktuale e Punës dhe Politikës Sociale bëhet Ministri e Politikave Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës planifikohet të bëhet Ministri për Administratë dhe Digjitalizim.
Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënies mes Bashkësive i hiqet sistemi politik i cili do të shtrihet në kuadër të Qeverisë dhe mbetet Ministria për Marrëdhënie mes Bashkësive.
Ministria për Energjetikë
Ministria për Sport
Ministri e Politikave Sociale, Demografisë dhe të Rinjve
Ministri për Administratë dhe Digjitalizim
Ministria për Marrëdhënie mes Bashkësive
Sipas marrëveshjes akoma të pazyrtarizuar, VLEN në Qeverinë e ardhshme do të ketë katër ministri si: Shëndetësinë, Ekologjinë, Ekonominë dhe Ministri e Politikave Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.
Do të ketë edhe dy zëvendëskryeministra, atë për Eurointegrime dhe Zëvendëskryeministrin për qeverisje të mirë. Partia ZNAM e Maksim Dimitrievskit do të ketë Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë për Administratë dhe Digjitalizim.
Me 14 resorët e tjerë do të udhëheqin kuadro të VMRO-DPMNE-së dhe partive që përbejnë koalicionin “Maqedonia jote”.
Ndarja e mandatit nga ana e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova do të bëhet gjatë javës, përkatësisht të martën ose të mërkurën, ndërsa votimi i Qeverisë së re pritet të bëhet më së voni më 20 qershor./ Alsat.mk