Author: Tuit7

Sondazhi i fundit i realizuar nga organizata IPSOS, e ka renditur koalicionin VLEN-in para Frontit Evropian. Ky sondazh i publikuar në qershor, tregon se koalicioni VLEN ka mbështetje prej 7,8% te qytetarët, ndërsa “Fronti Evropian” 6,9%. Sondazhi është realizuar në terren dhe nxjerr për herë të parë VLEN-in para Frontit Evropian. Në foton më poshtë mund t’i shihni të dhënat sondazhit. 

Read More

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka takuar Zëvendës ministren e Punëve të Jashtme të Greqisë, znj. Aleksandra Papadopoulo e cila po qëndron për vizitë në Shkup në margjinat e Takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore. Zgjedhjet, Marrëveshja e Ohrit dhe legjitimiteti, perspektiva europiane e vendit dhe nevoja për mbështetje të mëtejshme nga Greqia ishin pjesë e bisedës së takimit mes Ahmetit dhe Papadopoulo. Të dy vendet si aleate dhe partnere luajnë rol kyç në sigurimin e stabilitetit jo vetëm në Ballkanin Perëndimor por edhe më gjerë, derisa PBEJL…

Read More

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot tha se vendi ynë nuk duhet të përsërisim gabimet e së kaluar. Ahmeti tha se nuk duhet të na përsëritet e kaluara, sepse në shumë momente historike kemi bërë gabime në saje të platformave antishqiptare. “Sot duhet vetëdijesohemi dhe të ndërgjegjësohemi që të mos biem pre e propagandave ditore, ashtu siç bëri OBRM-PDUKM-ja për fat të keq me politika antishqiptare i mllefosi komunitetin maqedonas duke u justifikuar e sofistikuar me mjeshtrin më të madhe gjoja se lufton BDI-në. Por në fakt ata luftonin shqiptarët dhe jo BDI-në”, tha Ahmeti. Ahmeti shtoi se ky shtet…

Read More

Komisioni për Çështje Zgjedhore dhe Emërime ka konfirmuar nënkryetarët e Kuvendit. Me propozim të VMRO-DPMNE-së nënkryetar do të jetë Antonio Milloshoski, nga LSDM Jovan Mitreski dhe nga ZNAM Vesna Bendevska. BDI nuk ka propozuar kandidat të sajin për nënkryetar të Kuvendit. Në seancën e sotme të Komisionit kanë kaluar edhe propozimet për ekipimin e komisioneve tjera kuvendare. Komisioni për Çështje Zgjedhore dhe Emërime po e mban seancën e dytë. Në rend të ditës janë përcaktimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit, shqyrtimi i kërkesave…

Read More

Kuvendi Qendror i Lëvizjes BESA, sot më 13 Qershor 2024, ka mbajtur mbledhjen e 10-të në të cilën u diskutua për prioritetet dhe përkushtimin e kuadrove të partisë gjatë Qeverisjes së ardhshme dhe në mënyrë unanime zgjodhi kandidatët për pozicionet shtetërore në Qeverinë e re, të cilat do të duhet ti zgjedhë Parlamenti i RMV-së. Kuvendi i Lëvizjes BESA vendosi që Fatmir Limani të jetë kandidat për Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Besar Durmishi kandidat për Ministër i Ekonomisë dhe Punës, ndërsa Sedat Sulejmani kandidat për zëvendësministër i Kulturës dhe Turizmit. Gjatë diskutimit të zhvilluar, Kuvendi i Lëvizjes…

Read More

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot është takuar me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Këtë e bëri të ditur presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në rrjetin social Facebook, përcjell TV21. Takimi është zhvilluar në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu sot gjatë ditës kryeparlamentari Gashi ka zhvilluar takim edhe me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Read More

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka takuar sonte strukturat e Lëvizja Demokratike nga Struga dhe Ohri. Vizita e sontme ishte në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë nga secili anëtar sa i përket fitores së koalicionit VLEN. Postimi i plotë: Sonte kam kënaqësinë e veçantë që së bashku me Ardianin dhe Muametin, të takojmë strukturat e Lëvizja Demokratike nga Struga dhe Ohri. Bashkërisht me ju, kaluam një rrugë të rëndë, rrugë në të cilën qytetarët na përkrahën pa rezervë edhe përskaj presioneve të hatashme. Tash e tutje, me pjesëmarrjen tonë në Qeverinë e ardhshme reformuese 4 vjeçare do…

Read More

Universiteti i Ramiz Merkos, i cili është në Listën e Zezë amerikane, fitoi edhe një bakshish nga ministri po ashtu i Ramizit, Jeton Shaqiri, Akreditim për Fakultet të Mjekësisë! Ky Universitet i njohur si “Universiteti i Merkos”, i cili udhëhiqet nga Armend Kadriovski, është me famë për “prodhimin” e diplomave urgjente, si Universitet ku ndër vite, brenda natës, kanë diplomuar më shumë se gjysma e funksionarëve të BDI-së, si dhe shumë familjarë të funksionarëve të cilët është dashur të futen në punësime të ndryshme. Kjo është BDI, këto janë funksionarët e Listës së zezë të SHBA-së, krimi tek të cilët…

Read More

VLEN dhe VMRO kanë propozuar që në momentin që një kryetar komune kandidon për zgjedhjet parlamentare, në vend të tij të caktohet një ushtrues detyre, por Blerim Bexheti nga Fronti Europian tha se nuk e kanë parë një propozim të tillë e pasi të informohen rreth kësaj do të deklarohen. Ndërsa kur u pyet nëse janë të gatshëm për zgjedhje, Bexheti tha se gjithmonë kanë qenë të gatshëm dhe se asnjëherë nuk kanë ikur nga zgjedhjet. “Ne, asnjëherë nuk kemi ikur nga zgjedhjet. Gjithmonë kemi qenë të përgatitur”, tha Bexheti.

Read More