Momente frike janë regjistruar nga pasagjerët e linjave britanike easyJet që dilnin sot nga avioni me rrëshqitëset e ajrit pas një shpërthimi në bord. Një çantë me disa cigare elektrike…
Momente frike janë regjistruar nga pasagjerët e linjave britanike easyJet që dilnin sot nga avioni me rrëshqitëset e ajrit pas një shpërthimi në bord.
Një çantë me disa cigare elektrike mori flakë në fluturimin me destinacion Londrën çka shkaktoi evakuimin e emergjencës në aeroportin e Greqisë.
Të gjithë 236 pasagjerët në aeroportin Heraklion të Kretës dolën nga avioni me rrëshqitëset e emergjencës, siç tregohet në regjistrimin të bërë nga një prej tyre.
Në pamje shihet një burrë pa flokë që zbret me rrëshkitësen e ajrit, teksa punonjës të aeroportit e presin në fund të saj.
Pas tij hidhet dhe personi me kameran në dorë, që duket se kishte menduar me shume për sensacionin e publikimit të videos.
Shpërthimet e baterive të aparateve të ndryshme elektronike janë bërë shpesh problem dhe shkaktarë zjarresh apo ngjarjesh më të rënda, si në rastet e makinave elektrike.
Një emergjencë e ngjashme me të sotmen ndodhi para disa javësh në aeroportin e Gatwick në Londër kur mori zjarr një bateri e jashtme celulari duke shkaktuar panik dhe evakuim të pasagjerëve, shkruan rrjeti The Sun .
Bart Prudon, drejtor operacionesh i EasyJet tha se evakuimi ndodhi sot prej “një zjarri elektrik në një çantë në kabinën e pasagjerëve”.
Në një letër për stafin ai tha: “Ekuipazhi menjëherë ndoqi procedurën e emergjencës për evakuimin dhe për shuarjen e zjarrit me fikëset në kabinë, si dhe me thirrjen e shërbimeve zjarrfikëse të aeroportit.”
“Siguria është prioriteti ynë”, shtonin zyrtarët, pa përmendur cila do të ishte procedura nëse incidenti do të kishte ndodhur në ajër.