Author: Tuit7

Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të anëtarëve të VMRO-DPMNE-së të uroj të gjithë besimtarët islamë për festën e madhe fetare të Kurban Bajramit, shkruan në urimin e tij kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatari për formimin e qeverisë, Hristijan Mickovski. “Ju uroj të gjithëve që festojnë këtë festë të madhe shëndet, lumturi dhe momentet e festave tuaja të kaloni në paqe, dashuri dhe gëzim me më të dashurit tuaj. Kurban Bajramin uroj të e kaloni në frymën e bujarisë, duke ndihmuar dhe ndarë me ata që kanë nevojë për ndihmë, duke vënë në pah humanizmin dhe kujdesin…

Read More

Kryetari i Bashkimit Demokratike për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar myslimanët për Kurban Bajramin. “Festat tona të Bajramit janë çaste të freskisë shpirtërore, çaste reflektimi mbi madhështinë e veprës së mirë konform vlerave më të larta të besimit, respektit dhe solidaritetit mes njëri – tjetrit. Dita e sotme festive le të jetë frymëzim për praktikimin e veprave të mira, shtrirjen e dorës së ndihmës dhe mbështetjes, hapërimit drejt horizonteve të përparimit! Qofshin gjithmonë të bekuara vatrat tuaja familjare nga mirësitë e Zotit!”, shkruan Ahmeti.

Read More

Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka uruar besitmarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit Ai ka theksuar se është ndër festat më kuptimplote që flet me historikun e saj të flijimit të më të dashurës dhe më të shtrenjtës për idealet më të larta e sublime. Ngjarja e babait të monoteizmit, Ibrahimit, me të birin e tij, Ismailin, është jo vetëm skena më prekëse në shiritin e historisë, por është edhe ngjarja më mbresëlënëse në kuptim të gatishmërisë së njeriut për të flijuar dhe për t’u flijuar për një premtim dhe për një vlerë…

Read More

Kuqezinjtë janë mposhtur 2:1 nga Italia në ndeshjen e parë, duke e nisur jo mirë kampanjën. Dueli nisi mirë për kuqezinjtë, që kaluan në epërsi pas vetëm 23 sekondash lojë nëpërmjet Nedim Bajramit. Megjithatë, Italia shpejt mori veten dhe përmbysi gjithçka. Fillimisht Bastoni barazoi rezultatin në minutën e 11-të me një gol me kokë. E pesë minuta më pas, Barella me gol nga distanca përmbysi rezultatin dhe kaloi “azzurri” në epërsi. Pjesa e dytë ishte shumë më e qetë me pak raste shënimi. Për Shqipërinë, Rey Manaj pati mundësinë më të mirë, por Donnarumma ia mohoi golin. Rreth 50 mijë…

Read More

Fundjavën e ardhshme, Kuvendi do ta votojë Qeverinë e re që do të udhëhiqet nga Hristijan Mickoski, kurse të hënën më 24 qershor, Ministrat e rinj pritet të marrin pozitat e tyre në Qeveri. Burime të VMRO-DPMNE-së, kanë theksuar se plani paraprak që Maqedonia e Veriut ta ketë Qeverinë e re midis festave fetare, respektivisht më 20 qershor, është zhvendosur për më 24 qershor, sic thuhet, që deputetët të kenë më shumë kohë për të shqyrtuar programet dhe përbërjen kadrovike të kabinetit të ri qeveritar. Ndërkohë, në seancën e Këshillit Qendror të Lëvizjes “Znam” janë bërë publike emrat e Ministrave…

Read More

Samiti i NATO-s i korrikut në Uashington do të jetë para së gjithash një festë e 75 vjetëve të punës si partnerë transatlantikë përtej Atlantikut, por do të diskutohen edhe një sërë temash të ndryshme dhe ne duam të kalojmë pak kohë në një bisedë për ndarjen e barrës dhe faktin se shumë vende kanë punuar shumë në dekadën e fundit për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, thotë përfaqësuesja aktuale e SHBA-së në Aleancë, Xhulian Smith, në një intervistë për MIA-n. “Këtu dua të falënderoj vërtet Maqedoninë e Veriut. Ky është një vend që ka marrë vendime vërtet të vështira…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka zgjatur për edhe një vit urdhrin ekzekutiv për gjendjet të jashtëzakonshme në Ballkan, duke vlerësuar se situata në Ballkan vazhdon të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së “Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkan, duke përfshirë aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetet përçarëse, dhe situata në Ballkan, e cila pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë të paraqesin një kërcënim të pazakontë dhe të madh për sigurinë kombëtare dhe politikën e…

Read More

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu ka dërguar urim për festën e Kurban Bajramit, e cila shënohet nesër, më 16 qershor 2024 Urimi në formë të integruar dhe pa ndërhyrje: “MESAZHI I FESTËS SË KURBAN BAJRAMIT Bismillah… Te Allahu nuk arrin as mishi i tyre as gjaku i tyre, por te Ai arrin vepra e mirë – e bërë nga ju, kështu Ai – ua ka nënshtruar juve ato, për ta madhëruar ju Allahun, që ju ka udhëzuar (në rrugën e drejtë). Dhe, sihariqoji bamirësit! (Sureja el- Haxh, Ajeti: 37) Të nderuar besimtarë, Vëllezër e motra! Jemi në vigjile…

Read More

Ka përfunduar ndeshja e parë hapëse e Europianit midis Gjermanisë dhe Skocisë, me një rezultat 5-1 për vendasit. Skuadra gjermane e drejtuar nga e drejtuar nga Julian Nagelsman shënoi mbrëmjen e sotme pesë gola. “Pancerat” e mbyllën pjesën e parë në avantazh të trefishtë, me golat e Florian Wirtz dhe Jamal Musiala, dhe një penallti të kthyer në gol nga Kai Havertz. Në pjesën e dytë, Fullkrug shënoi golin e katërt, ndërsa Skocia shënoi golin e nderit falë autogolit të Rudiger. Në minutat shtesë, Emre Can vulosi rezultatin e ndeshjes me golin e pestë.

Read More