Author: Tuit7

Paralajmërimi i fundit i mandatarit Hristijan Mickoski për heqjen e mekanizmit të Balanserit, është goditje e drejtëpërdrejtë ndaj Marrëveshjes së Ohrit, si një nga shtyllat kryesore për stabilitetin e shtetit dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend. Ky hap është vetëm vazhdimësi e asaj që filloi me mosrespektimin e frymës së MO-së, duke mos respektuar vullnetin e shumicës shqiptare të shprehur në zgjedhjet e 8 Majit, për çka paralajmëruam me kohë se ishte qëllimi kryesor dhe i vetëm. Ky skenar fatkeqësisht po ndihmohet edhe nga disa shqiptarë të cilët humbën zgjedhjet dhe nga etja për pushtet u bënë servil të VMRO-DPMNE-së. Fronti…

Read More

Haxhilerët e Maqedonisë së Veriut janë shëndosh e mirë deri në këto momente. Siç mësohet haxhilerët e Maqedonisë i kanë kryer ritualet e haxhit dhe vazhdojnë qëndrimin e tyre në MEKKE. Deri tani sipas informacioneve nuk ka pasur asnjë pengesë dhe asnjë ankesë për keqmenaxhim. Nga data 25 të gjithë haxhilerët e Maqedonisë së Veriut do të nisen nga MEKK-ja në MEDINE për të vizituar edhe xhaminë e Pejgamerit a.s dhe për të vizituar edhe vendet tjera.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas barazimit 2-2 që Shqipëria arriti të merrte kundër Kroacisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se në këtë ndeshjes ishte një “Shqipëri e re” e cila të mbush me krenari e me optimizëm për rrugën përpara, përtej këtij Europiani. Më tej, kryeministri shkruan “kokën lart dhe kështu përpara, me pasion, shpirt skuadre, përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën”. Postimi i Ramës KJO QUHET KRENARI Përballë një skuadre shumë më të fortë në letër dhe me shumë më shumë eksperiencë në këto nivele ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar…

Read More

Lëvizja Demokratike në kuadër të VLEN do të ketë edhe dy zëvendësministra. Siç mëson INA, për zëvendësministre të Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli, ndërsa për zëvendësministër të Brendshëm përmenden Bashkim Hasani, Muhamet Ameti dhe disa emra tjerë. Por zyrtarisht organet partiake do vendosin këto ditë për propozimet finale. LD në Qeverinë e re do jetë me Izet Mexhitin me postin e ministrit të Ekologjisë dhe njëherit edhe zvkryeministër i parë.

Read More

Të hënën pasi të fillojë me punë Qeveria e re në të cilën ministra do të jenë Izet Mexhiti dhe Fatmir Limani, vendin e tyre në Parlament pritet ta zënë dy zonja të reja të cilat ndonëse pa përvojë politike, pritet të ulen në karikën e deputetit, shkruan Zhurnal.mk. Feride Haxhiu nga Shkupi, ishte e treta në listë në zonën e I-rë zgjedhore nga rradhët e Vlen, e që do të zë vendin e Izet Mexhitit si deputete, kurse Kaltrina Beqiri nga Tetova ishte e 10 në listë në zonën e VI-të zgjedhore nga rradhët e Vlen që pritet të…

Read More

Mbi 550 pelegrinë kanë vdekur gjatë Haxhit, pasi temperaturat përvëluese kapluan Mekën këtë vit. Të paktën 323 nga ata që vdiqën ishin egjiptianë, ku shumica prej tyre shfaqën shqetësime që lidhedhin me nxehtësinë, i thanë AFP dy diplomatët arabë. “Të gjithë ata [egjiptianët] vdiqën për shkak të nxehtësisë” përveç njërit që u lëndua gjatë një përplasjeje të vogël të turmës, tha një nga diplomatët, duke shtuar se shifra totale erdhi nga morgu i spitalit në lagjen Al-Muaisem të Mekës. Të paktën 60 jordanezë kanë vdekur, thanë diplomatët, sipas The Guardian. Diplomatët thanë se totali në morgun në Al-Muaisem, një nga…

Read More

Me propozim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, Qeveria në mbledhjen e sotme të 27-të, ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin lidhur me Vendimin për ndërprerjen e mandatit në pajtim me Ligjin për kryetarin e Komunës së Sarajit dhe ka miratuar Vendimin për ndërprerjen e mandatit në bazë të Ligjit për kryetarin e Komunës së Sarajit, pas verifikimit të mandatit të tij si deputet. Kryetari i Komunës Saraj, Blerim Bexheti u tërhoq nga funksioni kryetar pasi iu verifikua mandati i deputetit në Kuvend, si deputet nga radhët e BDI-së. 

Read More

Emri kushtetues i shtetit është i qartë dhe nuk duhet të kemi standarde të dyfishta të ndjehemi para qytetarëvetë papërgjeshëm ose t’i hutojmë ata, dihet se cili është emri kushtetues –  është ai me mbiemrin, porositi sonte Hristian Mickoski, lideri i VMRO-DPMNE-së dhe mandatari për formimin e qeverisë së re. Ai në një intervistë për TV Sitel tha se në betimin që do ta japë qeveria e ardhshme do ta përdorë emrin e ri kushtetues të shtetit njëjtë si edhe gjatë vizitave jashtë vendit. “Megjithatë, në përdorimin e përditshëm dhe gjatë dhënies së deklaratave në vend do ta përdor emrin…

Read More

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, ka dhënë rekomandime lidhur me valën e re të të nxehtit që nga nesër pritet të përfshijë të gjithë shtetin, pasi nga Instituti i Shëndetit Publik dhe alarmi i motit i Institutit për Çështje Hidrometeorologjike janë marrë informacione se nga nesër e deri më 23 qershor (e dielë), i gjithë territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të përfshihet nga vala e të nxehtit me fazë portokalli. Në rekomandimet të cilat i miratoi Qeveria në mbledhjen e sotme për uljen e rreziqeve nga temperaturat e larta,…

Read More

Pro-rus, anti-Kosovë, tallës me gjenocidin në Srebrenicë. Këto janë fjalët kyçe me të cilat identifikohet dhe akuzohet nga të gjitha anët Ivan Stoillkoviqi, i propozuari për Ministër për Marrëdhënie mes Bashkësive dhe zëvendëskryeministër në Qeverinë Mickoski. Por të gjitha këto ai vetë i sheh si kompliment sepse e llogaritë veten si politikan i pakorruptuar.  “Nëse mua si një politikan i pakorruptuar dhe i dëshmuar në Maqedoni më akuzoni për lidhje me politikat ruse atëherë ju jepni komplimente për Rusinë sepse ju jeni kriminelë dhe me kë jeni ju të lidhur? – tha Ivan Stoillkoviq – kryetar i PDS. Krahas asaj…

Read More