Author: Tuit7

Ambasadorja amerikane, Angela Ageler thotë se nuk ka negociata të reja për agjendën e BE-së, për Marrëveshjen e Prespës e as për Bullgarinë, pasi që ato marrëveshje tashmë janë bërë dhe nuk ka rinegociim. Në intervistën për Radion Europa e Lirë, Ageler tha se qytetarët duhet të kërkojnë transparencë dhe përballje me korrupsionin nga qeveria e re, duke theksuar se gjithmonë ekziston rreziku i hyrjes së kapitalit gërryes dhe se qeveria duhet t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve. Ambasadorja, për Marrëveshjen e Prespës thotë se ajo ishte historike për vendin, por njëkohësisht thekson se është marrëveshje që ka ndihmuar Maqedoninë e…

Read More

Kryetari i BDI -së Ali Ahmeti edhe njëherë porositi që ata janë fitues të zgjedhjeve dhe kanë legjitimitet. Ai thotë se për ta nuk është me rëndësi pushteti, por me rëndësi janë proceset  e zgjidhjes së probemeve dhe ndryshimi i Kushtetutës. Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së “Ne pa dashur që të bëjë arsyetime, nuk jemi të lidhur për pushtetin, për ne me rëndësi është legjitimiteti sepse në një moment kur VMRO-DPMNE kërkoi që të bëhet pjesë e procesit për zgjedhje të problemeve dhe ndryshim të Kushtetutës kushtëzoi shumicën e atëhershme parlamentare që BDI të braktis ekzekutivin. Akoma pa u mbyllur…

Read More

Ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe do të jetë lider i ri i LSDM-së, raporton SHENJA. Anëtarësia i dha mbështetje Filipçes në zgjedhjet e jashtëzakonshme brendapartiake, ku u përball me Jovan Despotovskin dhe Aleksandar Bajdevskin. Zgjedhjet e sotme erdhën si rezultat pas disfatës katastrofike të LSDM-së në zgjedhjet parlamentare të majit, në të cilat fitoi vetëm 18 deputetë dhe pas shtatë vitesh në pushtet doli në opozitë. Filipçe është një neurokirurg i cili u inkuadrua  në politikë në vitin 2017, kur iu besua resori i Shëndetësisë. /SHENJA/

Read More

Zëvendëskryeminsitri i parë Izet Mexhiti ka reaguar ndaj deklaratave të BDI-së. Me këtë rast Mexhiti ka porositur udhëheqësinë e BDI-së që të pranojë realitetin dhe të sillet si opozitë konstruktive. Postimi i plotë: Ftojmë udhëheqësinë e BDI që të pranojë realitetin, të fillojë të sillet si opozitë konstruktive, ashtu siç sillen partitë normale politike në çdo vend të botës dhe këtë të nisë ta bëjë duke respektuar rregullin bazik të demokracisë që të respektohet rezultati zgjedhor, të respektohet shumica e re parlamentare dhe rregulla e 100 ditëshit të parë.

Read More

Një 11-vjeçar shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën pasi është goditur nga një kamion. Kështu ka shkruar e përditshmja helvete,Blick.ch. Prindërit kanë folur për mikrofonat e mediumit përkatës, ku edhe kanë treguar se si rrodhi ngjarja e kobshme. Siç thotë e ëma e djalit, motra e kishte parë ngjarjen dhe kishte vrapuar drejt nënës për t’i treguar se Eliori është nën kamion. Prindërit kanë thënë se ai ishte djali i vetëm që kishin.

Read More

Bashkimi Evropian bëri gabim historik që e shtyu procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut edhe krahas premtimeve dhe pritjeve pas Marrëveshjes së Prespës, theksoi ish i dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në bisedimet për emrin Methju Nimic në intervistën për portalin informativ grek “In”, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. Nimici mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm që më 17 dhe 18 qershor u mbajt në Athinë në organizim të “Institutit Aleksis Cipras” dhe “Fondacionit Zaev”, ndërsa në intervistën për “In” flet për Marrëveshjen e Prespës, situatën në…

Read More

VMRO-DPMNE-ja ka reaguar ndaj Erolld Musliu, i cili paraprakisht reagoi që u shkarkua nga posti i drejtorit të Agjencisë për Zbulim, duke akuzuar se presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova ra nën ndikimin partiak. Nga VMRO-ja thonë se arsye e shkarkimit të Musliut është paaftësia e tij në punë, dhe jo përkatësia etnike – shqiptare. Më tej nga VMRO akuzojnë dhe se Musliu e shndërroi Agjencinë në shtab të LSDM-së, dhe se ndikoi që bashkëshortja e tij të përfitojë për 620 mijë denarë. “E palogjikshme dhe jokorrekte është që Erolld Musliu të flasë për profesionalizëm dhe sistem meritash. Njeriu nga…

Read More

Drejtori i deritanishëm i Agjencisë së Zbulimit, Erolld Musliu, ka dalë me reagim publik pasi u shkarkua nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova. Ai në një kumtesë për media thotë se presidentja është dorëzuar para presionit të partisë. Musliu gjithashtu thotë se në rastin e shkarkimit të tij mungon sistemi i meritës dhe justifikimi ligjor. Më poshtë e keni reagimin e Erolld Musliut: “Sistemi merit dhe justifikimi ligjor për të cilin flet presidentja tërë kohën, në rastin konkret të shkarkimit tim mungojnë. Veçanërisht jam i zhgënjyer nga procedura dhe mënyra që zgjodhi Presidentja gjatë shkarkimit tim, duke mos treguar virtytin për tu…

Read More

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, njoftoi se nga e hëna do të ketë shkarkime të reja të drejtorëve të klinikave në Shkup. Ai tha se do të ketë fokus më të madh në shëndetin publik, ndryshimet në Ligjin për kujdesin shëndetësor dhe bashkimin e Spitalit klinik. “Do t’i kushtojmë më shumë fokus shëndetit publik. Tashmë janë shkarkuar 13 drejtorë ekonomikë dhe ne do të vazhdojmë të shkarkojmë të tjerë në të ardhmen. Në ndërkohë është hartuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor, i cili është dërguar në Qeveri”. “Shpresoj që në një nga seancat e ardhshme…

Read More