Author: Tuit7

Venko Filipçe edhe zyrtarisht e mori funksionin si kryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë. Detyrën ia dorëzoi ish-kryetari i partisë Dimitar Kovaçevski, i cili e uroi për zgjedhjen dhe për suksese në, siç shkruhet në njoftim, rindërtimin e LSDM-së fitimtare. Kryetari i porsazgjedhur Filipçe u shpreh se pason një periudhë me shumë punë, bashkim dhe reformim i LSDM-së. Sipas tij, procesi nuk do të jetë as i shpejtë dhe as i lehtë, por përveç ndryshimeve thelbësore, Filipçe tha se nuk ka rrugë tjetër për të rikthyer besimin e anëtarëve, në mënyrë që gradualisht të fitojmë besimin e qytetarëve. Ai u…

Read More

Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti është takuar sot me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidanin. “Në ditët e para të qeverisjes sonë, nuk ka se si të mungoj takimi me z. Denion Meidanin, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, të cilit i urova suksese në angazhimin e tij të ri. Biseda jonë e këndshme e krejt vëllazërore u fokusua në lidhjet e forta politike, historike e kulturore të dy vendeve tona, që janë bazë e rëndësishme e bashkëpunimit mes dy shteteve. Lidhja jonë është edhe historike, edhe aktuale. Prandaj, duke përkujtuar raportet…

Read More

Enti shtetëror për revizion (ESHR) sot e publikoi raportin përfundimtar nga revizioni i kryer për suksesin “Efikasitet i masave për parandalim të ikjes së kuadrove profesionale dhe me arsim të lartë”. Sipas raportit të IOM-it për vitin 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut ndidhet në top 20 vendet në botë me emigracionin më të madh jashtë vendit, përderisa sipas vlerësimeve të Bankës botërore, pothuajse 40 për qind e kaudrit me arsim të lartë është larguar nga vendi. Sipas Indeksit të ikjes së trurit të Global Economy, RMV është në vendin e pestë (nga 41 vende evropiane), që qartë tregon se…

Read More

Maksim Dimitrievski në pyetjen provokuese të drejtorit të Kanal 5 në emisionin e tij tha se ai do dilte nga Qeveria nëse edhe njëher ministrat e VLEN në kabinet Qeveritar mbajnë flamurin shqiptar. Javën e kaluar në Qeveri ulen Izet Mexhiti i cili nuk është ligjerisht por “xhentellmenski” zv/kryeministër i ka mbledhur ministrat në koordinim në Qeveri duke vendosur flamurin shqiptar aty, edhe pse ska pasur asnjë zyrtar nga Shqipëria por vetëm qytetar tanë nga Maqedonia. Pra më trego ti tani si do reagoje në këtë akt i cili për mua ësht klasik politik dhe uzurpim i sistemit” ishte pyetja…

Read More

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, thotë se Ahmeti duhet të jetë i relaksuar në periudhën e ardhshme dhe të përgatitet për zgjedhjet lokale. Përgjigja e tij vjen si koment ndaj deklaratave të kreut të BDI-së Ali Ahmeti, i cili një ditë më parë tha se fillon manifestimi i pakënaqësisë pas mosrespektimit të legjitimitetit në formimin e qeverisë. “Nëse ka pasur dikush oreks për pushtet është padyshim z. Ahmeti, 22 vjet në pushtet. Unë i uroj shëndet, i uroj të jetë sa më i relaksuar, të jetë opozitar i vërtetë dhe konstruktiv. E bukura e politikës është ndonjëherë të…

Read More

Aktori Adem Karaga nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka njoftuar se është dorëhequr nga posti i drejtorit të Teatrit Shqiptar të Shkupit, transmeton TV21. Nuk zbulon arsyet se pse jep dorëheqje, por bëri të ditur se beson se ia ka arritur qëllimit për të cilin e ka marrë këtë post – të jetë strofull frymëzimi, lirie, krijimtarie dhe guximi. Më tej bëri të ditur se m këtë vendim “nuk është duke i ndarë rrugët, sepse teatri do të vazhdojë të jetë shtëpia e tij amë”. Andaj, përfundoi duke thënë se me këtë njoftim dëshiron të thotë mirëupafshim, dhe jo lamtumirë.…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski duke komentuar deklaratat e fundit të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, tha se çdokush ka të drejtë të shpreh pakënaqësitë në mënyrë demokratike, por paralajmëroi se qeveria do të reagojë në rast se pakënaqësia shprehet duke dëmtuar karakterin unitar të shtetit, përcjell TV21. Mickoski akuzoi BDI-në se po ndan shqiptarët si askush më parë. “Por, nëse kjo pakënaqësi është në dëm të karakterit unitar, dhe në dëm të ligjit dhe Kushtetutës, atëherë ne si qeveri do të duhet ta mbrojmë atë, kuptohet. Unë çuditem si BDI, udhëheqësia e BDI-së, nuk mori mësim se është e nevojshme që…

Read More

Një person ka mbetur i vdekur nga gjuajtja me armë në Batincë të Shkupit, përcjell TV21. Në vendin e ngjarjes ka mbetur i vdekur personi me iniciale A.B.I 34 vjeç nga Shkupi. Më datë 01.07.2024, në ora 09:25 në SPB-Shkup është raportuar se në fshatin Batincë të Shkupit, dy persona me veturë të pasagjerëve “Mercedes” kanë qëlluar në automjetin e pasagjerëve “Ford” në të cilin ndodheshin A.B.I (34) dhe Z.I. (31), të dy nga fshati Maja e Zezë (Crnivrv) . A.B.I ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa Z.I. ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën…

Read More

Shkrimtari shqiptar me nam botëror, Ismail Kadare, ka vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në moshën 88-vjeçare. I lindur në Gjirokastër më 28 janar të vitit 1936, Kadare do të kalonte kufijtë e Shqipërisë së izoluar. Këtë do ta bënte në vitet ’70, kur veprat e tij të përkthyera nga Jusuf Vrioni do të bëheshin pjesë e letërsisë elitare në Francë e në botë. Falë prozës së Kadaresë të përkthyera në më shumë se 40 gjuhë të botës, letërsia shqipe arriti majat. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë, është laureat i shumë çmimeve letrare…

Read More

Deputerja e VLEN-it Saranda Imeri në në një postim në Facebook ka shkruar se në Maqedoninë e Veriut nuk ka asnjë zhvillim dramatik por ka proces të tranzicionit të pushtetit. Deputetja Saranda Imeri mes tjerash ka shkruar: Nuk ka asnjë zhvillim dramatik në Maqedoninë e Veriut. Procesi i tranzicionit të pushtetit dhe çlirimit të shtetit të kapur ka filluar me zgjedhjen e Qeverisë së re më 23 qershor dhe po shkon mbarë. Gjatë ditëve në vijim do të kompletohet ndarja e pozicioneve dhe do të rrumbullakësohen edhe emrimet e drejtuesve të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike. E kuptojmë shqetësimin e BDI-së.…

Read More