Author: Tuit7

Më 5 korrik të vitit 2001, Qeveria e Maqedonis dhe përfaqësuesit e shqiptarëve atje, arrijnë marrëveshjen për paqe. Me këtë marrëveshje u arrit të ndërpritet konflikti që përfundoi me të ashtuquajturën marrëveshje të Ohrit të nënshkruar më 13 gusht në Ohër të Maqedonisë. Shkatërrimi i RSFJ-së dhe mëvetësimi i Republikës të Maqedonisë shkaktoi ndryshime të thella politike, shoqërore dhe ekonomike asokohe. Pluralizmi manifestohej me formimin e partive politike të cilat, në vend të atij ideologjik, kishin karakter të fuqishëm etnik. Si rezultat i këtij tranzicioni, një pjesë e madhe e popullsisë mbetet pa punë, kurse varfëria, korrupsioni, kriminaliteti dhe kriza…

Read More

Me këtë hov të antishqiptarizmit shpejt do të hasin në rezistencë të fortë politike të shqiptarëve. Rezistenca politike e shqiptarëve nënkupton shpartallimin e këtyre që tash janë të padobishëm e në të ardhmen edhe të dëmshëm”, kështu deklaroi Menduh Thaçi – kryetar i PDSH-së, pjesë e Frontit Europian. Thaçi mes tjerash shtoi se për këtë Qeveri do të jetë shumë e rëndë rezistenca politike pasi që siç tha disa gjëra që shqiptarët i kanë fituar është shumë vështirë për t’ua marrë. Tutje theksoi se varësisht si do të zhvillohet dialogu mes Frontit Europian dhe VMRO-DPMNE-së, suksesi do të jetë më…

Read More

Vendimi i Qeverisë që të rikthejë gardhin dy metra e gjys të lartë, për BDI-në është tregues se pushteti aktual është i vetëdijshëm se duhet të mbrojë vazalët, që sipas tyre kanë hyrë në ekzekutiv pa pasur legjitimitet. Nga LSDM edhe pse thanë se do të dilnin me një reagim, diçka e tillë nuk ndodhi. Vendimi i Qeverisë për të rikthyer rrethojën e objektit të ekzekutivit, sipas BDI-së tregon se pushteti aktual është i vetëdijshëm se ka legjitimitet vetëm nga maqedonasit, andaj ndërmerr këtë hap për të mbrojtur vazalët. “Rrethoja vendoset për shkak se Qeveria është e vetëdijshme se është…

Read More

Në bazë të Ligjit të Punëve të Jashtme, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e thirri në konsultime ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Romë, Vesel Memedi, konfirmuan nga Ministria. Siç shtojnë nga aty, data e takimit me ministrin do të konfirmohet më tej. Memedi në shkurt të këtij viti u dërgoi letër autoriteteve italiane, me të cilën i informoi se dokumentet për udhëtim me emrin Republika e Maqedonisë nga data 12.02.2024 janë të pavlefshme. VMRO-DPMNE atëherë doli me reagim se Memedi “vetë ka marrë hapa me të cilët i ka dëmtuar qytetarët e Maqedonisë…

Read More

Hristijan Mickoski, gjatë formimit të qeverisë së re, tha se ka shumicë 2/3 me deputetë që mund t’i bashkohen shumicës së tyre. Po a janë këta deputetët e LDP-së? Për këtë e pyetëm kryetaren e kësaj partie, Monika Zajkovën në emisionin “DailyClick”. Ajo u shpreh se me votimin e Qeverisë në Kuvend u dëshmua pozicionimi i PLD-së dhe se mbeten në opozitë. Mohon të kenë pasur komunikim me Mickoskin për hyrje në qeveri. “Ne edhe atëherë i demantuam spekulimet, PLD nuk hyn në qeveri, por mbetet opozitë, do të veprojë ashtu siç ka vepruar përbërja e kaluar parlamentare, sipas angazhimeve…

Read More

Të shtunën në Kumanovë, Alternativa ka thirrur Kongresin e jashtëzakonshëm zgjedhor në të cilin do të zgjidhet kryetari i partisë dhe organet e reja. Thirrja e kongresit vjen pas dorëheqjes së Afrim Gashit nga pozita e kryetarit dhe zgjedhja e tij për kryetar të Kuvendit. Kandidati potencial për të kryesuar Alternativën e cila aktualisht është pjesë e koalicionit VLEN është Zeqirija Ibrahimi. Në fund të muajit maj, pas dorëheqjes së Gashit, për ushtrues detyre i kryetarit të Alternativës u caktua Bekim Sali. /Alsat.mk

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski ka ashpërsuar retorikën kundër ambasadorëve të shteteve aleate dhe partnerëve strategjik në vendin tonë, përkatësisht kundër BE-së dhe SHBA-ve, shkruan Alsat. Kërkesat e tyre kundër shpërbërjes së Këshillit Gjyqësorë, Mickoski i cilësoi ndërhyrje në punët e brendshme. “E dëgjova atë deklaratë. Disi është bërë praktikë që ambasadorët të ndërhynë në punët e brendshme të shtetit. Por në rregull”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër. Retorikë të njëjtë përdorte edhe paraardhësi i tij, Nikolla Gruevski. Në vitin 2016 përpara Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Gruevski kishte kërkuar që disa ambasadorë të ndalojnë së ndërhyri në punët e brendshme të vendit. “Disa…

Read More

Ish-zëvendëskryeministri i parë dhe bashkëpunëtori më i afërt i Ali Ahmetit, Artan Grubi pas largimit nga detyra e ministrit rikthehet në Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Tetovës, aty ku ka siguruar qëmoti vendim pune. Grubi tregon për TV 24 se i është rikthyer punës së vjetër. “U ktheva në Universitetin ku jam i punësuar. Ligjëroj në Universitetin e Tetovës, në Fakultetin e Gazetarisë”, ka theksuar Grubi. Edhe Bujar Osmani ka bërë të ditur se do të kthehet në Klinikën për Kirurgji Digjestive. Ministrat e tjerë bashkëpartiakë Fatmir Besimi dhe Kreshnik Bekteshi ende nuk kanë vendosur nëse do të kërkojnë…

Read More

Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me ambasadorin e BE-së, Dejvid Geer. Mexhiti ka thënë se gjatë bisedës e ka rikonfimuar qëndrimin se integrimi në BE është caku i tyre përfundimtar politik. “Në rrugën tonë drejt BE-së, lufta ndaj krimit, korrupsionit e forcimi i shtetit të së drejtës janë kryetemat e përditshme të qeverisjes. Qeverisja jonë do të jetë e drejtë, transparente dhe e standardeve evropiane. Delegacionin e BE-së e falenderova për mbështetjen e deritanishme në realizimin e projekteve kapitale të infrastrukturës, si dhe në proceset për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian. Diskutuam…

Read More

Të gjitha vendimet e brendshme për sistematizim dhe aktet e nënshkruara në cilësinë e ministrit nga ana e ish zëvendësministrit të Brendshëm, Nazim Bushi do të shqyrtohet ligjërisht nga ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski. Nga kabineti i Toshkovskit thonë se ligjshmëria e vendimeve do të bëhet në përputhje me vendimin e Qeverisë i sjellë më 28 qershor. Konkluzioni i Qeverisë numër 5581/1 i datës 28 qershor 2024 “Obligohen punëdhënësit nga sektori publik dhe shoqatat tregtare në pronësi të shtetit t’i ndërpresin procedurat për punësim në periudhë të pacaktuar dhe avancimet mbi bazën e informacioneve pozitive për sigurimin e mjeteve financiare…

Read More