Author: Tuit7

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër, Izet Mexhiti sot ishte i ftuar në emisionin “Top Tema” në TV Telma për të diskutuar rreth Qeverisë së re, planit që kanë, krimin, korrupsionin, ekonominë, kritikat që i marrin nga opozitarët ‘Fronti Europian’ e shumë tema tjera, shkruan POPULLI.mk. BDI apo Fronti Europian duhet të jenë opozitë konstruktive, të reformohen, të kenë ide të reja. Ata duhet të pajtohen me realitetin që kanë shkuar tashmë në opozitë. Çdo reagim i tyre ditor ndaj nesh tregon vetë se ata nuk mund ta pranojnë që tashmë pas 20 viteve janë në opozitë”, tha Mexhiti në pyetjen…

Read More

Një autobusi i linjës me numër 2, që qarkullonte nga Saraji në drejtim të lagjes së Autokomandës, është përplasur me murrin mbrojtës në afërsi të sheshit Skenderbeu, për shkaqe të panjohura. Jo-zyrtarisht raportohet se autobusi ka qenë me udhëtarë dhe se nga përplasja kanë mbetur të lënduar lehtë disa prej tyre. Burime nga spitali kanë njoftuar për MIA se të lënduara kanë mbetur tri gra, transmeton lideri.mk, njëra prej të cilave është ankuar për dhimbje në pjesën e sipërme të këmbës, kurse dy tjerat nga lëndime më të lehta./Lideri

Read More

Ndërroi jetë 24 vjeçari i cili u kidnapua në Hasanbeg dhe u detyrua të vetëdigjet, ja emri i tij! Ka ndërruar jetë 24-vjeçari i cili u rrëmbye të enjten në lagjen Çento të Shkupit dhe u detyrua të vetëdjegjet. Gjatë ditës është kryer autopsia, e cila duhet t’u japë hetuesve një pamje më të qartë. Trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për varrim, raporton Sitel. 24-vjeçari me emrin Bilall, transmeton portali lideri.mk, është gjetur nga një punonjës policie në Aeroportin Ndërkombëtar. Më herët zjarrfikësit kanë vërejtur një zjarr në zonën industriale Qojlija dhe Bilalli ka hyrë në aeroportin e…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski, ka njoftuar se gjatë vizitës së tij në SHBA ka realizuar takim edhe me Richard Grenellin, i cili ka qenë i dërguar i posaçëm i administratës së Donald Trampit për Ballkanin Perëndimor. “Një darkë e frytshme dhe miqësore me Richard Grenell, një diplomat amerikan, ish-drejtor i shërbimit inteligjent amerikan dhe një ekspert i mirë i situatës në Ballkan. Ekonomia, energjetika dhe sundimi i ligjit, tema për thellimin e bashkëpunimit”, ka shkruar Mickoski.

Read More

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari thotë se VLEN do të ketë përfaqësues shqiptar në Samitin e NATO-s në Uashington, përcjell TV21. Taravari tha se kreu i Kuvendit, Afrim Gashi do të marrë pjesë në Samit.“Në Samitin e NATO-s merr pjesë kryetari Parlamentit, si përfaqësues i VLEN-it, ai me sa e di sot në mëngjes ka udhëtuar për atje, kështu që kemi përfaqësues të VLEN-it, i cili është në Samitin e NATO-s në Uashington”, deklaroi Taravari./tv21.tv

Read More

Maqedonia e Veriut nuk ka pasur strategji të mirëfilltë për parandalimin e largimit të fuqisë punëtore nga vendi. Kështu deklaron për Alsat, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore, Durim Zekiri, në lidhje me shifrat alarmante që i publikoi Enti Shtetëror i Revizionit. Sipas raportit Maqedonia e Veriut ndodhet në top 5 vendet me migrim masiv të kuadrit të arsimuar. “Sa i përket lëvizjes së fuqisë punëtore në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkan, mendoj se është trend i cili është duke ndodhur, por ja që shteti nga shtet ndryshon mbi atë se çfarë qasje ka pasur mbi…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin se koalicioni humbës i zgjedhjeve VLEN, si protagonist të poshtërsimit të shqiptarëve, po shpërbën gjithçka të arritur për dy dekada me radhë. “Me BDI-në në Qeveri, Republikën e Maqedonisë së Veriut jo vetëm në samitet ndërkombëtare të NATO-s dhe të tjera, por edhe në institucionet më të larta të SHBA-ve e përfaqësonin kryeministri shqiptar, zëvendëskryeministri i parë e ministrat shqiptarë. Ndërsa sot, për herë të parë vendin tonë e përfaqëson një delegacion monoetnik në Samitin e NATO-s në Washington, SHBA. Delegacioni monoetnik nga Qeveria monoetnike është një dëshmi shtesë se vazalët e VLEN-it i…

Read More

Izet Mexhiti u është përgjigjur deklaratave të Arbër Ademit në Daiyl Click, i cili tha se Ali Ahmeti ka mposhtur të gjithë liderët e VLEN, përfshi Mexhitin dhe se mbetet lider në nivel nacional, shkruan TV21. Mexhiti thotë se BDI e ka rëndë të ballafaqohet me realitetin e ri. “Mendoj që e kanë një problem, nuk janë mësuar që të dalin në opozitë, e kanë rëndë të ballafaqohen me realitetin e ri, iu duhet pak kohë, ta bindin njëherë vetveten që janë në opozitë, mandej ta bindin veten që iu duhet reformë brenda tyre dhe ju duhet…uroj pra që të…

Read More

Zëvendëskryemimistri i parë dhe njëherit ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti së bashku me Zëvendëskryeministrin, Arben Fetai sikurse edhe deputetë të zonës dhe këshilltarë komunal paralajmëroi sot mbylljen e deponisë jo standarde të Likovës, e cila ndodhet pran fshatit Nikushtak. Mexhiti me këtë rast njëkohësisht njoftoi se në kuadër të programit IPA 2 për mjedisin jetësor dhe veprim klimatik, janë parashikuar projekte të rëndësishme për menaxhimin e mbetjeve në rajonet Lindore dhe Verilindore. Këto projekte përfshijnë furnizimin me automjete dhe kontenjerë, mbylljen e deponive jo standarde në të dyja rajonet si dhe ndërtimin e një sistemi rajonal…

Read More