Author: Tuit7

Kryeministri Hristijan Mickoski me ministrin e Punëve të Jashtme, Timco Mucunski takoi sot ish-drejtorin e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Richard Grenell. “Në takim u bisedua për zhvillimet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku u theksua rëndësia e ruajtjes së paqes, sigurisë, stabilitetit dhe thellimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve në këtë pjesë të Evropës. Theks i veçantë u vu në marrëdhëniet me SHBA-të, si dhe në mundësitë për forcimin e tyre të mëtejshëm. Ne kemi analizuar mundësitë për shfrytëzimin e potencialit për investime të përbashkëta në të ardhmen në projekte të rëndësishme për rajonin. Në këtë kontekst u…

Read More

Kur BDI të jetë në opozitë, atëherë do të kemi paralelizëm dhe kjo nuk është mirë. Më vjen keq që u shndërruan në faktor serioz për destabilizimin e rajonit dhe Maqedonisë, tha kryeministri Hristijan Mickoski. “Për BDI-në Marrëveshja Kornizë në Maqedoni është përfunduar kur është Qeveri, kur blihen qendra tregtare, kur ndërtohet një park vozitës prej miliona eurosh, kur depozitohet kapital nga miliona, kur ndërhyhet për çdo gjë dhe për gjithçka. Kur BDI është në opozitë, atëherë do të kemi paralelizëm, reflektim të qëndrimeve të caktuara jashtë institucioneve dhe kjo nuk është mirë. Më vjen keq që u kthyen në…

Read More

Fronti Evropian dje organizoi Akademi për Legjitimitet me rastin e 23 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në akademinë solemne ka prezantuar preambulën e përgatitur nga ekspertët amerikan në lidhje me legjitimitetin. Osmani, tha se përfaqësuesit e Frontit Evropian riafirmojnë angazhimin e tyre të palëkundur ndaj parimeve të përfshira në Marrëveshjen e Ohrit. “Marrëveshja e Ohrit qëndron si një gurrë-themel i paqes, stabilitetit dhe demokracisë në RMV duke mishëruar aspiratat e gjithë qytetarëve të saj për një shtet dhe shoqëri të drejtë dhe gjithëpërfshirëse”, tha Osmani. Osmani tha se zhvillimet e fundit politike…

Read More

Zijadin Sela kryetar i Aleancës për Shqiptarët, në shënimin e 23 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, tha se Fronti Evropian është serioz në çdo veprim që e ndërmerr. Ai tha se ata do të mbrojnë atë që quhet paqe, do të mbrojnë atë që u arrit nëpërmjet Marrëveshjes së Ohrit. “Po në të njëjtën kohë ne do të veprojmë në bazë të një nga postulatet që MO ka: Marrëveshja e Ohrit nuk ishte marrëveshje e cila u bë për shtetin, sepse shteti ekzistonte edhe përpara MO. Marrëveshja e Ohrit nuk u bë as për pushtetin, sepse pushtetet ekzistonin edhe përpara…

Read More

Fillimisht  jam mirënjohës për mbledhjen e cila është solemne sot dhe mbahet  me rastin e 23 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, dhe kjo Qeveri tashmë dëshmon se ka kapacitet dhe besim dhe shumë paqe për shumë marrëveshje  që tashmë duan të kenë një situatë të mirë për të gjithë shtetin, tashmë ka qëndrim për shumë vite të një partie dhe më shumë parti,  marrëveshje për më  tepër  standarde për qytetarët, për përfshirjen e të gjithë qytetarëve. Gjithashtu,  unë në këtë moment dua të them se kjo Qeveri e re nuk është vetëm e fjalëve por edhe e…

Read More

Sot po shohim një praktikë të re në Qeverisje. Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski u pa bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti në seancën solemne për Marrëveshjen e Ohrit. Kjo pjesëmarrje tregon një qasje të re dhe angazhim më të madh të institucioneve shtetërore ndaj kësaj ngjarjeje historike. Kujtojmë se në të kaluarën partia shqiptare në pushtet, BDI nuk kishte mundur të sjellte ish-kryeministrin Nikolla Gruevski për ta shënuar këtë marrëveshje, madje as për një koktej rasti. Ndërsa sot, vetë pjesëmarrja e kryeministrit Mickoski, nënvizon rëndësinë e re që i jepet Marrëveshjes së Ohrit në skenën politike të vendit.…

Read More

Në panel diskutimin e mbajtur sot, në shënimin e ditës së nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit (MO), organizatori dhe nikoqiri Izet Mexhiti në cilësinë e zv Kryeministrit të parë mes tjerash tha: “Ditëve të fundit është ringjallur tema e Marrëveshjes së Ohrit, por për fat të keq, jo në dritën e saj pozitive por më tepër si instrument për manipulimin e opinionit. Më lejoni ta pëmbylli fjalën time sot duke thënë se Marrëveshja e Ohrit është marrëveshje për shtetin – nuk është marrëveshje për pjesëmarrjen në pushtet të një partie politike përjetësisht. Periudha përpara nesh do të jetë periudhë në…

Read More

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në shënimin e 23 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit tha se sot lexon disa deklarata dhe prononcime për Marrëveshjen e Ohrit, dhe shtoi se ata që i bëjnë këto komente as vrima e kavallit të fundit nuk kanë qenë në ndërtimin e politikave çlirimtare të shqiptarëve të Jugosllavisë. Ahmeti tha se të gjithë duhet që të reflektojnë, ku cenohet legjitimitetit, ku bëhet angazhim për të majorizu dhe për të poshtëru shqiptarët dhe komunitetet tjera në këtë vend, duhet të mendojnë mirë sepse “Ne nuk kem i nevojë të na përsëritet e kaluara”. Ahmeti tha se…

Read More

BDI-ja do të jetë e ftuar nesër në rastin e shënimit të përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe nëse duan mund të organizojnë një festë private, tha sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i pyetur për koment pas njoftimeve se Integristët po planifikojnë të shënojnë datën në të cilën Marrëveshja Kornizë e Ohrit u nënshkrua në 2001. “BDI-ja gjithmonë ka pasur tendencë për privatizimin e ngjarjeve të caktuara. Ata ende nuk mund të pranojnë që janë opozitë, por do të mësohen. Ne i ftuam në manifestimin e nesërm që organizohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, janë…

Read More

Kuvendi sot pasdite me 67 vota “për”, shtatë kundër dhe pas asnjë të përmbajtur, e miratoi ribalancin e Buxhetit për vitin 2024. Me ribalancin të ardhurat  e përgjithshme janë planifikuar në 318,2 miliardë denarë, që është 2,6 për qind më shumë se parashikimet fillestare, shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në 362,8 miliardë denarë ose 5,6 për qind më shumë se parashikimet fillestare, shpenzimet kapitale janë planifikuar në vlerë prej rreth 44,7 miliardë denarë, kurse deficiti është planifikuar në nivelin prej 44,7 miliardë denarë, përkatësisht nga 3,4 për qind e planifikuar fillimisht në 4,9 për qind të PBB-së. Siç tha ministrja…

Read More