Author: Tuit7

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani është arratisur gjatë së enjtes nga “arresti shtëpiak” pas vendimit të Gjykatës kompetente për rikthim të tij në paraburgim dhe për mundësi të ekstradimit në Serbi. Familjarët e tij kanë njoftuar se ai tani më ndodhet në shtëpinë e tij në Kosovë. Përmes një postimi në Facebook, një familjar i tij i ka uruar mirëseardhje Ramadanit në shtëpinë e tij në Kosovë. “Daja Blerim Ramadani mir se je ardh ne shtepin tende ne vindlindjen tane skemi faj pse dikujt i pengon Lufta dhe Lirie e kosoves Çlirimtar respekt i i perjetshum dot…

Read More

Pas dy vitesh koncertesh të kushtueshëm dhe tendence të dështuar për festival tradicional të ngjashëm me “Sunny Hill” dhe “Exit”, BDI-ja tani akuzon pushtetin për manifestim me buxhet të sakatuar për Marrëveshjen e Ohrit. Sipas tyre, në manifestimin e këtij viti për 23 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit nuk ishin të pranishëm personat kyç dhe buxheti ishte i sakatuar. Manifestimin e quajtën monoetnik, edhe pse në të ishin përfaqësues të pushtetit edhe nga radhët e partive maqedonase. Sipas tyre, të pranishëm ishin vetëm vazalët puthadorë që kanë pushtuar institucionet. Koncerti i Grubit i vitit 2022 për shënimin e Marrëveshjes së…

Read More

Paralajmërimi i protestave të BDI-së në shtator për të kërkuar që të respketohet legjitimiteti i shqiptarëve për Arben Taravarin nuk përbën ndonjë shqetësim. I pyetur nga portali TS se a frikësohet Arben Taravari nga protestat e shtatorit, ai u shpreh se Fronti Europian po zhbëhet dhe tani kemi vetëm BDI-në në opozitë. Unë e dij se BDI-ja është joserioze. Unë e shoh që dalngadal Fronti Europian po zhbëhet, tash po bisedojmë vetëm me BDI-në, kundërashtari politik realisht është BDi-ja tjerat janë vetëm dekore. Nuk presim asgjë serioze, ju kujtohet telefoni i kuq, tre muaj, gjashtë muaj, një vjet, do vijnë…

Read More

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar sot në selinë e partisë në Tetovë, Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shkup, David Geer. Bashkëbiseduesit këmbyen mendime rreth Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës dhe të fqinjësisë së mirë me Bulgarinë, integrimin europian, reformat në përputhje me pritjet e BE, legjitimitetin zgjedhor, etj. Kryetari Ahmeti elaboroi mbi draft platformën për legjitimitet të përgaditur nga autori i Marrëveshjes së Ohrit Paul Williams dhe PILPG, mendimet e ekspertëve vendor dhe për hapat që do ti ndërmerr BDI dhe Fronti Europian në mbrojtje të legjitimitetit. Z. Ahmeti gjithashtu foli për paralajmërimet tendencioze…

Read More

Pas nënshkrimit në muajin dhjetor ‘23 të Memorandumit për Bashkëpunim mes Spitalit Klinik të Tetovës dhe kompanisë Ecolog, sot u përuruan repartet dhe ambientet e rinovuara të këtij spitali. Falë këtij donacioni nga Ecolog repartet e bllokut të sëmundjeve interne kanë marrë një pamje krejtësisht të re e moderne. Pacientët tash e tutje do të kenë kushte moderne në këto reparte të këtij spitali. Pozicionet ku janë realizuar punimet rinovuese përfshijnë gjashtë repartet e bllokut internistik: pediatria, endikronologjia, psikiatria, reparti i sëmundjeve interne, kabinetet dhe laboratoret. Promovimi i donacionit është bërë në praninë e filantropit Lazim Destani, Ministrit të Shëndetësisë…

Read More

Marrëveshja e arritur ndërmjet Prokurorisë së Islam Abazit (për përzgjedhjen e të cilit habi shfaqi edhe aleati ynë strategjik) për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Ixhet Mehmetit, ish-anëtar i Këshillit të Prokurorëve dhe një nga figurat kyçe të pushtetit të korruptuar të BDI-së, është dëshmia më e qartë pse qytetarët kanë besim në sistemin gjyqësor me vetëm dy për qind. Koalicioni VLEN ndan shqetësimin dhe zhgënjimin e thellë që ka prekur opinionin publik pas kësaj marrëveshjeje me një nga figurat kyçe të pushtetit korruptiv të BDI-së. Ky rast po bëhet simbol i asaj që nuk shkon me…

Read More

Me kënaqësi mora pjesë në takimin përshëndetës të organizuar për Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, z. David Geer, i cili përfundoi misionin e tij në vendin tonë. Kështu, i shpreha edhe mirënjohjen time të thellë për përkushtimin dhe mbështetjen e tij të palodhur ndaj procesit tonë të integrimit evropian. Z. Geer ka luajtur një rol kyç në forcimin e marrëdhënieve tona me BE-në, dhe puna e tij do të mbetet një shembull i vlefshëm për të ardhmen, për rrugën që duhet të ndjekim. Faleminderit, Ambasador Geer! Ju uroj suksese në rrugëtimin tuaj të ardhshëm!      https://www.facebook.com/share/p/GSxV2wpYrny1W7cy/?mibextid=oFDknk

Read More

Zëvendësministrja e Transportit Kaltrina Zekolli Shaqiri, sot zhvilloi një takim me zv/ambasadorin  turk Çelikaja. Zëvendësministrja informoi për ciklin e fuqishëm të investimeve në infrastrukturë, me një fokus të veçantë në projektet e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore. Gjithashtu, në takim u diskutua për lidhjen e mirë me Republikën e Turqisë në fushën e aviacionit dhe në fushën e transportit rrugor ndërkombëtar ndërmjet dy vendeve. “Shoqëria ndërmjet dy vendeve është në një nivel të shkëlqyer dhe padyshim kështu duhet të vazhdojë në të gjitha fushat që janë me interes të ndërsjellë. Kemi marrëdhënie të shkëlqyera në aviacion ku, sipas rendit të fluturimeve…

Read More

Ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani nga Kosova, i cili kërkohet nga Republika e Serbisë me urdhër dhe ekstradim, sot është arratisur nga arresti shtëpiak në Maqedoni, mëson jozyrtarisht Sakamdakazam.mk. Ai u arrestua më 17 korrik 2024 në pikën kufitare të Jazhincës dhe u dërgua në burgun e Shutkës për 30 ditë paraburgim ekstradues. Serbia po e kërkon atë me fletarrest për dyshimin për krime në luftën e Kosovës 25 vjet më parë. Mirëpo, gjyqtari i procedurës paraprake, Pajazit Pajaziti nga Gjykata Penale Shkup tha se nga ekstradimi, Ramadanit iu caktuar arrest shtëpiak, në adresën e regjistruar të të afërmve/shokëve të…

Read More