Author: Tuit7

MPB Shkup sot (20.08.2024) ka raportuar për një vrasje në parkingun përballë qendrës tregtare “Mavrovka” në Shkup, me ç’rast një person është qëlluar me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë në vend. Policia ka marrë menjëherë masat operativo-taktike, duke mbyllur një pjesë të zonës së qytetit, duke kontrolluar disa banesa dhe kontrolluar disa automjete, ku përfshiheshin forca speciale të policisë, helikopterë dhe dronë. Gjegjësisht, në zonën e komunës së Çairit, është vërejtur një veturë e udhëtarëve, e cila ka tentuar të largohet, ndërsa personat nga automjeti kanë bërë rezistencë me përdorimin e armëve të zjarrit. Punonjësit e policisë janë kundërpërgjigjur,…

Read More

Rreth orës 10 sot në afërsi të ndërtesave te Q.T. “Mavrovasja” është vrarë një person. Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, paraprakisht janë dëgjuar të shtëna me armë. Policia dhe ambulanca është në vendin e ngjarjes, ku po kryhen hetime. Sipas dëshmitarëve, viktima tashmë ishte qëlluar nga një person i cili më parë kishte hapur bagazhin e tij dhe kishte marrë një kuti nga vetura. Nuk dihet se çfarë përmban kutija, por ajo që dihet është se vetura e të ndjerit është me targa të Shkupit (7977 AK) dhe është e një kompanie private. Ndërsa makina e personit që dyshohet…

Read More

Reduktimi i numrit të nxënësve në ciklin e ulët e të mesëm e bën të pashmangshme mbylljen e disa shkollave në vend. Gjatë dekadës së fundit numërohen 42 shkolla fillore dhe mbi 9 mijë nxënës më pak. Situata e drastike e zvogëlimit të numrit të nxënësve që janë regjistruar në klasë të parë, në këtë vit shkollor me gjithsej 600 fëmijë më pak, por edhe në klasat më të larta ka alarmuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që ka vendosur që ato shkolla që numërojnë pak nxënës dhe që janë afër shkollave të tjera më të mëdha do të mbyllen…

Read More

Nga Kabineti i kryeparlamentarit thonë se udhëtimi i djeshëm i kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi në Kosovë, ka qenë në përputhje me të gjitha procedurat e parapara sipas ligjit. Nga Kabineti i Gashit thonë se për udhëtimin në Kohë është njoftuar edhe MPB-ja dhe MPJ-ja. Duke pasur parasysh pretendimet e pasakta dhe tendencioze të mediave të caktuara për udhëtimin e djeshëm të Kryetarit të Kuvendit, konsiderojmë se është e nevojshme ta informojmë opinionin për faktet e mëposhtme: Kryetari i Kuvendit përcillet nga sigurimi 24/7, gjithsesi konform ligjit. Ky rend i sigurisë funksionon saktë siç parasheh ligji dhe në pajtim me…

Read More

Ish ministri i drejtësisë, njëherit nënkryetarë i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga përmes një postimi në profilin e tij në FB ka reaguar ndaj liçinçimit që po i bëhet kryparlamentarit Afrim Gashi duke shkruar se pala maqedonase duhet të mësohet se Afrim Gashi është kryetar i Kuvendit 24/7, madje edhe në ndeja private, dhe bashkëqytetarët tanë duhet të mësohen me këtë gjë, ashtu siç e kishin të pamundur ta mësonin që Talat Xhaferi ishte kryeministër i këtij vendi!. “Afrim Gashi është kryetar i Kuvendit 24/7, madje edhe në ndeja private, dhe bashkëqytetarët tanë duhet të mësohen me këtë gjë, ashtu…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se ka pritur në takim në Ohër ish-presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, përcjell TV21. Mickoski e cilësoi tha se kishte takim miqësor me Metën. Në takim ishin prezent edhe zv/kryeministri Aleksandar Nikollovski dhe Vllado Misjallovski, ministër i Mbrojtjes. Mickoski priti Ilir Metën në Ohër: Takim miqësor me ish-presidentin e Shqipërisë

Read More

Policia po kontrollon nëse Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka shkuar në një dasmë në Kosovë me veturë zyrtare dhe kolona e veturave që e shoqëronte ka bllokuar pikën kufitare, përcjell TV21. Qëllimi është të konstatohet nëse në këtë rast ka keqpërdorim të automjeteve shtetërore. Automjetet zyrtare përdoren me urdhër të përshtatshëm udhëtimi, me arsyetim për qëllimin për të cilin përdoren automjetet, kohëzgjatjen dhe kostot e udhëtimit. Derisa opinioni është në pritje të përgjigjeve për rastin, partnerët e koalicionit nga Qeveria ende heshtin. Me një reagim deri më tani ka dalë vetëm Partia Liberal Demokratike, duke thënë se ky është…

Read More

Agim Behluli, ish I burgosur politik, i ka reaguar ndaj të dyshuarit tëdytë në aferën e pranimit të ryshfetit në shumë prej 10 mijë eurove, si dhe ish-avokat i popullit Ixhet Memeti përmes një shkrimi në rrjetet sociale, kërkon që Ixhet Memeti i korruptuar të shkon në burg. Postimi i plotë: “KUR FAJTORI DON TË MBETET I PAFAJSHËM O ju fajtorë ( të korruptuar) shkoni fleni pak në burg! Po pëlcas nga inati, se unë fjeta për asgjë…! O Ixhet Mehmeti, rrafsh para 20 viteve vrapoja pas teje me kapelë mbi kokë duke u fshehur se do të më kapnin…

Read More

Siç njoftojnë nga LAMM, në vendkalimin kufitar në “Tabanoc” ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata. Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të thata, ndërsa dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është rritur. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan –…

Read More

Një ditë para shënimit të Ditës së Armatës së Maqedonisë së Veriut, presidentja Gordana Siljanovska me dekret ka emëruar shefin e shtatmadhorisë, gjeneralin Sashko Lafçiski i cili nuk plotëson kushtet e duhura për të qenë në këtë pozitë, përkatësisht është katër nivele më poshtë nga standardet e kërkuara për shef të shtatmadhorisë. Në një reagim të cilin ushtarët profesionistë në rrethana anonime e kanë dërguar deri tek Televizioni Alsat, theksohet se kjo është bërë me qëllim që sipas meritave profesionale dhe kushteve ligjore të anashkalohet gjeneral Besnik Emini “Me rastin e 18 gushtit, ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë…

Read More