Author: Tuit7

Disa incidente në periudhën e kaluar kanë acaruar “muajin e mjaltit” të koalicionit qeveritar. Bonusi nga 100 ditët e para të qeverisjes së re, krahas premtimeve të kryeministrit Hristijan Mickoski për investime ekonomike, disa projekte të mëdha dhe reforma në drejtësi, dalëngadalë po “shpenzohet” edhe me përplasje me opozitën e në veçanti me BDI-në, të cilët kërkojnë mbrojtjen e legjitimitetit përmes një platforme politike. Por edhe me shuarjen e zjarrit në koalicionin qeveritar, i cili spërkatet thuajse çdo ditë nga incidentet, ku një nga aktorët kryesorë dhe kryeparlamentari, Afrim Gashi, nga Koalicioni VLEN. Njohësit e proceseve politike theksojnë se këto…

Read More

Zv.kryeministri për politika dhe qeverisje të mirë, Arben Fetai, e ka akuzuar BDI-në, për sjellje vazale në të gjitha qeveritë në të cilat ka marrë pjesë, shkruan gazeta LAJM. Ai i ka kujtuar partisë së Ahmetit, disa nga rastet e montuara kundër shqiptarëve që kanë ndodhur gjatë qeverisjes së BDI-së. “Unë mendoj se më së paku i shkon BDI-së që të kritikojë dikë për mungesë të fuqisë vazalitet kur e dimë se sa kanë qenë vazal thuajse në të gjithë gjitha qeveritë ku kanë marrë pjesë. Kujtojmë se BDI-ja në qeverisjen e tyre ka prodhuar dhjetëra raste të montuara politike.…

Read More

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi thekson se e tërë situata me udhëtimin privat në Kosovë nuk është rezultat i tentimit të qëllimshëm për njollosje apo mosnjohje elementare të gjërave për gjëra aq të thjeshta, sa është rezultat i rezistencës së paparë për t’u pranuar një profil tjetër i kryetarit të Kuvendit. “U paraqitën pohime të pabaza se po keqpërdori automjete zyrtare, edhe krahas asaj që jam i obliguar me ligj të jem vazhdimisht i siguruar edhe gjatë detyrave zyrtare edhe gjatë udhëtimeve private. Kur këto pohime shihen në mënyrë të izoluar, ato mund të shihen si tendenca për sgfaqje të…

Read More

Takimin tim të parë jashtë vendit e zhvillova në Republikën e Kosovës, ku takova kolegët Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, Liburn Aliu, dhe Zëvendësministrin Hysen Durmishi. E shoqëruar edhe me deputetin Adnan Azizi, takimi u zhvillua në një atmosferë vëllazërore, duke u përqendruar në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona për projekte infrastrukturore të rëndësishme që do të kenë ndikim pozitiv për qytetarët e të dyja palëve. Në qendër të diskutimeve ishte projekti jetik i rrugës Tetovë-Prizren, një projekt strategjik që do të ndihmojë në lidhjen më të mirë të dy shteteve tona dhe do…

Read More

A vazhdon të jetë i pranishëm diskursi etnocentrik në raportimet mediatike? A janë gazetarët profesionistë, apo para së gjithash shqiptarë, maqedonas e pjesëtarë të etnive tjera? Në cilën periudhë të pluralizmit politik ka qenë më i shprehur raportimi etnik para atij etik? Sa është e stimuluar kjo lloj gazetarie nga politika? Si reflektohen dallimet brenda politikës apo qeverisë në spektrin mediatik? Cilat ishin tri çështjet që vijëzuan dallimet e theksuara konceptuale politike brenda qeverisë dhe që ndanë edhe mediat mbi baza e etnike? Shkruan: SEFER TAHIRI Diskursi mediatik në Maqedoninë e Veriut në tri dekadat e kaluara ka qenë  kryesisht…

Read More

VMRO-DPMNE nuk do ta përkrahë interpelancën e kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, tha kryetari i kësaj partie Hristijan Mickoski. Sipas Mickoskit, Gashi sillet ndryshe nga paraardhësi i tij Talat Xhaferi, prandaj nuk do ta mbështesin interpelancën. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vënies së gurthemelit për ndërtimin e tregut të qytetit në Negotinë, ai tha se partia nuk sheh arsye për të mbështetur interpelancën ndaj kryeparlamentarit Afrim Gashi. “Mënyra se si sillet si kryetar në Kuvend, si i udhëheq seancat dhe gjithçka që ndodh atje paraqet një sjellje seriozisht të ndryshme nga ajo që ka bërë paraardhësi i tij”,…

Read More

Gjykata Themelore Penale e Shkupit sot pasdite ka njoftuar se të dyshuarit për vrasjen e djeshme në parkingun te QT Mavrovasja i është shqiptuar paraburgim prej 30 ditëve. Me propozim të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, për caktimin e masës së arrestit kundër E.K. nga Shkupi, i dyshuar për dy vepra penale Vrasje dhe Vrasje në tentativë, si dhe një vepër penale Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim pa leje me armë zjarri, lidhur me vrasjen e djeshme në parkingun në QT Mavrovasja, pas marrjes në pyetje të të dyshuarit në prani të avokatit të tij, ka marrë vendim me të cilin…

Read More

Interpelanca për kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi është në rend dite në seancën e 13-të plenare të caktuar më 3 shtator. Kërkesën për interpelancën e kryetarit të Kuvendit e dorëzuan gjashtë deputetë të së Majtës duke theksuar se Gashi që nga fillimi i emërimit të tij punon në mënyrë të pabindur, joprofesionale, të pandërgjegjshme dhe “mbi të gjitha të paligjshme dhe antikushtetuese”. Siç citohet, Gashi e ka cenuar laicitetin e shtetit kur në seancë kuvendore për shënimin e gjenocidit në Srebrenicë së bashku me të tjerët e pranishëm ka kryer lutje fetare në grup. Si arsye të dytë për kërkimin…

Read More

Personi i vrarë te parikung në QT “Mavrovasja”, është Vasil Eftimov, menaxher i firmës Mitelmont, shkruan Alsat. Ai u vra sot nga të shtënat me armë nga një person, i cili sipas dëshmitarëve, fillimisht ia hapi bagazhin e makinës, ku ia mori një pako, e pastaj shtiu mbi të. Eftimov, ishte i shoqëruar nga një grua kur ndodhi rasti, derisa ambulanca pas disa minutave edhe bëri konstatimin e vdekjes së tij. Policia tashmë ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në lidhje me rastin, derisa kanë treguar se edhe një person tjetër është në kërkim. Nuk dihen shkaqet e kësaj…

Read More

Një vrasje, ende në rrethana të mistershme, tronditi në orët e para të ditës qendrën Mavrovasja. Një plumb në trup ka lënë të shtrirë në tokë Vasil Eftimov, menaxher i firmës Mitel Mont, për shitje me shumicë të materialeve për ujësjellës e kanalizime, përfaqësues i autorizuar i Haële, shkruan Alsat. Ai ka qenë me makinën e tij të firmës, me targa 7977 AK, kur një person i është afruar dhe i ka drejtuar pistoletën, duke e lënë fillimisht të plagosur, me plagë që brenda minutave i ka marrë edhe jetën. Vrasësi, sipas dëshmitarëve okularë ka hapur me të shpejt bagazhin…

Read More