Author: Tuit7

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, i është përgjigjur akuzave të LSDM-së dhe BDI-së lidhur me rastin e ish ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani, pas arratisjes së tij në Kosovë. Në një pronocim për gazetën LAJM, Mexhiti, tha se gjatë qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së, janë arratisur kriminel që kanë vjedhur miliarda, duke përmendur edhe rastin arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. “Është punë teknike, e njejta ka ndodhur edhe në të kaluarën me rastet tjera. Ka ndodhur, bile kanë ndihmuar edhe njerëz që kanë vjedhur miliarda në Maqedoni si në çështjen e Gruevskit dhe të tjerëve, prandaj e kanë në mendjen…

Read More

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Tetovë, transmeton TV21. Pas plagëve të marra nga plagosja e policisë, ka ndërruar jetë L.M. nga Gajrja e Tetovës. I ndjeri dyshohej për vrasjen të bërë muaj më parë në Tetovë, ku mbeti i vrarë R.T., 39-vjeçar. Vrasjet janë vazhdimësi e zënkës që filloi në Gjykatën e Tetovës dhe që vazhdoi në Spitalin e Tetovës.                          https://youtu.be/B1ELJZNvF4s

Read More

Lëvizja Demokratike e drejtuar nga Izet Mexhiti, feston 1 vjetorin e themelimit. Nga kjo parti politike kanë vendosur që të festojnë bashkë me përkrahësit e tyre në sheshin Skënderbeu, Shkup. Me kënaqësi të veçantë ju ftojmë që së bashku ta festojmë përvjetorin e parë të Lëvizjes Demokratike. Mbrëmja festive do të mbahet me datë 24.08.2024, ditën e shtunë, në ora 19:00 tek Platoja e sheshit Skënderbeu, Shkup.”, shkruajnë nga LD.

Read More

Muhamed Elmazi nga sot është emëruar Drejtori i ri i NOMAGAS ShA – Shkup. Elmazi pranoi detyrën me një ndjenjë të thellë nderi dhe përgjegjësie. Drejtori i ri Elmazi ka shprehur përkushtimin për të angazhuar tërë energjinë dhe përvojën e tij për të çuar përpara institucionin dhe për t’ju shërbyer me devotshmëri qytetarëve të vendit. Ai theksoi se do të punojë me përkushtim të plotë dhe do të jetë gjithmonë i hapur për bashkëpunim me të gjithë partnerët dhe kontribuuesit që dëshirojnë të japin ndihmesën e tyre në zhvillimin dhe përmirësimin e NOMAGAS ShA – Shkup. Poashtu, Elmazi shprehu falënderim…

Read More

Ministri i Eurointegrimeve, Ohran Murtezani në emisionin “Dayli Click” në Tv21 ka adresuar kritika në formë të sygjerimit në drejtim të kolegut të tij ministër që udhëheqë me resorin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Duke folur për “skandalin” e Gashit, Murtezani ka drejtuar disa kërkesa në adresë të Toshkovskit dhe ka porositur atë të mos merret me rastin e Bllacës, por të merret me vrasjet që bëhen në baza ditore në kryeqytet. “E kuptoj edhe Ministrin e Punëve të Brendshme që ndoshta don të jep mesazhin që askush nuk është mbi ligjin, mirëpo ne në Shkup kemi vrasje në…

Read More

Pagat e funksionarëve nuk do të rriten më ne përputhje me ligjet dhe koeficientët aktual, tha kryeministri Hristijan Mickoski duke ju përgjigjur kërkesave të Lidhjes së Sindikatave, të bërë një ditë më parë. Sindikalistët kërkuan rritje të pagës minimale dhe të ulet paga e funksionarëve të cilët prej më shumë muajsh marrin rrogë për 78% më të lartë. “Rritje të pagave të funksionarëve nuk do të ketë. Rritja prej 78% do të jetë pjesë e zgjidhjes ligjore që së shpejti do të gjendet para deputetëve, përfshirë edhe ato rroga që rregullohen me një koeficient të caktuar dhe janë pjesë e…

Read More

Disa incidente në periudhën e kaluar kanë acaruar “muajin e mjaltit” të koalicionit qeveritar. Bonusi nga 100 ditët e para të qeverisjes së re, krahas premtimeve të kryeministrit Hristijan Mickoski për investime ekonomike, disa projekte të mëdha dhe reforma në drejtësi, dalëngadalë po “shpenzohet” edhe me përplasje me opozitën e në veçanti me BDI-në, të cilët kërkojnë mbrojtjen e legjitimitetit përmes një platforme politike. Por edhe me shuarjen e zjarrit në koalicionin qeveritar, i cili spërkatet thuajse çdo ditë nga incidentet, ku një nga aktorët kryesorë dhe kryeparlamentari, Afrim Gashi, nga Koalicioni VLEN. Njohësit e proceseve politike theksojnë se këto…

Read More

Zv.kryeministri për politika dhe qeverisje të mirë, Arben Fetai, e ka akuzuar BDI-në, për sjellje vazale në të gjitha qeveritë në të cilat ka marrë pjesë, shkruan gazeta LAJM. Ai i ka kujtuar partisë së Ahmetit, disa nga rastet e montuara kundër shqiptarëve që kanë ndodhur gjatë qeverisjes së BDI-së. “Unë mendoj se më së paku i shkon BDI-së që të kritikojë dikë për mungesë të fuqisë vazalitet kur e dimë se sa kanë qenë vazal thuajse në të gjithë gjitha qeveritë ku kanë marrë pjesë. Kujtojmë se BDI-ja në qeverisjen e tyre ka prodhuar dhjetëra raste të montuara politike.…

Read More

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi thekson se e tërë situata me udhëtimin privat në Kosovë nuk është rezultat i tentimit të qëllimshëm për njollosje apo mosnjohje elementare të gjërave për gjëra aq të thjeshta, sa është rezultat i rezistencës së paparë për t’u pranuar një profil tjetër i kryetarit të Kuvendit. “U paraqitën pohime të pabaza se po keqpërdori automjete zyrtare, edhe krahas asaj që jam i obliguar me ligj të jem vazhdimisht i siguruar edhe gjatë detyrave zyrtare edhe gjatë udhëtimeve private. Kur këto pohime shihen në mënyrë të izoluar, ato mund të shihen si tendenca për sgfaqje të…

Read More