Ministri i Eurointegrimeve, Ohran Murtezani në emisionin “Dayli Click” në Tv21 ka adresuar kritika në formë të sygjerimit në drejtim të kolegut të tij ministër që udhëheqë me resorin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Duke folur për “skandalin” e Gashit, Murtezani ka drejtuar disa kërkesa në adresë të Toshkovskit dhe ka porositur atë të mos merret me rastin e Bllacës, por të merret me vrasjet që bëhen në baza ditore në kryeqytet.
“E kuptoj edhe Ministrin e Punëve të Brendshme që ndoshta don të jep mesazhin që askush nuk është mbi ligjin, mirëpo ne në Shkup kemi vrasje në bazë ditore dhe mendoj që fokusi kryesorë i MPB-së duhet të jetë në luftën e krimit të përditshëm nga i cili rezikohet jeta e qytetarëve”, tha Murtezani.
Publikimin e videos ku shifen veturat zyrtare të Gashit me krushq, Murtezani e cilësoi si senzacion mediatik.
“Është senzacion në media që në thelb nuk ka asnjë shkelje”, deklaroi Murtezani.
Kujtojmë, dit më parë i pari i Policisë doli me një status në “Facebook”, se gjatë shkuarjes së Gashit në Kosovë në dasëm janë regjistruar disa lëshime dhe shkelje.