Author: Tuit7

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, shpërndau Abetaren e Unifikuar Shqiptare në shkollat e Shkupit. Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot i shoqëruar nga zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, anëtarë të qeverisë, deputetë dhe arsimdashës, mori pjesë në ceremoninë solemne të fillimit të vitit shkollorë, në sh.f. ‘Liria’ në Shkup. Mexhiti para mësuesve, nxënësve dhe prindërve tha se është krenar që këtë fillimviti është në shkollën fillore ‘Liria’, e cila së shpejti shënon jubileun e madh – 80 vjetorin e themelimit. ‘Sot, bashkë me arsimtarët, nxënësit dhe prindërit, bëjmë përurimin e…

Read More

Kryesia Qendrore e Alternativës sonte në mbledhjen e radhës diskutoi për përcaktimin e lidershipit të ri të partisë pas Kongresit të Jashtëzakonshëm kur Kryetar u zgjodh Zeqirija Ibrahimi. Pas diskutimit në Kryesi, pas konstatimit të nevojës për rifreskimin e organeve drejtuese të partisë me kuadro të reja, në drejtim të arritjes së përcaktimeve strategjike të partisë, me propozim të Kryetarit, Zeqirija Ibrahimi, u zgjodhën organet drejtuese të partisë si vijojnë: Amir Elezi – Sekretar i përgjithshëm. Arben Labenishti- Nënkryetar Orhan Murtezani – Nënkryetar Safije Sadiki Shahini – Nënkryetare Afan Elezi – Nënkryetar Bashkim Murtezi – Sekretar Organizativ Bekim Sali –…

Read More

Tragjedi e madhe në Kumanovë: Babë e bir ndërrojnë jetë Miq dhe familjare kanë shpërndarë lajmin e trishtë ku kanë humbur jetën babë e bir nga fshati Opajë i Kumanovës. “Të Allahu jemi dhe tek Ai do të kthehemi! Allahu i mëshiroftë babë e birë nga fshati Opajë, Bastri dhe Luan Sallahi! Familjes durim për këtë dhimbje të madhe”. Siç mësohet dy viktimat kanë humbur jetën në një aksident trafiku. Përderisa Bastri Sallahu ka humbur jetën në vendngjarje, djali i tij nuk u mbijetoi lendimeve dhe ka ndërruar jetën në spital. Djali i Bastriut sot duhej të niste ditën e…

Read More

129 punonjës të Drejtorisë së të Ardhurave Publike do të duhet ta kthejnë shumën e rritjes që e kanë marrë që nga muaji shkurt pasi në letër janë avancuar si nëpunës tatimor, por praktikisht kanë vazhduar të kryejnë veprimtari administrative, ka përcaktuar Inspektorati Shtetëror i Punës. Drejtoresha e re e DAP-it, Elena Petrova, shpjegon se punonjësit tani janë të ekspozuar ndaj pasojave për shkak të sjelljes së pamatur të drejtoreshës së mëparshme. “Unë jam përballur dhe duhet të zbatoj urdhrin e Inspektoratit të Punës që kërkon anulimin e vendimit me të cilin Drejtori i mëparshëm i Drejtorisë së të Ardhurave…

Read More

Ligji për Zbatimin e Gjuhëve, në procedurë kuvendore ka hyrë më 5 shtator të vitit 2017-të, ndërkaq në fuqi ka hyrë në janar të vitit 2019-të, pas një debati të ashpër mes partive shqiptare, të cilët kërkonin me ngulm të miratohet ligji dhe VMRO-DPMNE-së, asokohe opozitare e cila kundërshtonte ligjin nën arsyetimin se është antikushtetues. Partia e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, gjatë debatit kuvendor, tentoi të bllokojë ligjin, duke dorëzuar mbi 35.000 amendamente në Kuvend. Megjithatë, kuvendi arriti ta votojë, edhe atë dy herë për shkak të pengesës së radhës nga presidenti Gjorge Ivanov, i cili refuzonte ta dekretojë, me…

Read More

Shkruan: Lirim Dullovi Paralajmërimi për shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe nga ana e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski është një kërcënim serioz mbi ardhmërinë e këtij vendi. Aktualizimi i kësaj teme tani, pas provokimeve të vazhdueshme këto dy muajtë e fundit kundër flamurit shqiptar, Balancuesit, Korridorit 8, rrugës famoze Shkup-Bllacë, shpreh qartë përcaktimin politik për destabilizimin e shtetit dhe rajonit. Kush mund të jetë i interesuar që një vend anëtar i NATO-s të përfshihet nga një krizë ndëretnike, nuk do shumë mend për t’u përgjigjur. Këto skenarë shkojnë vetëm në konton e Rusisë, e cila po…

Read More

Ligji për Zbatimin e Gjuhëve, pavarësisht mangësive eventuale, tashmë është pjesë e sistemit juridik dhe rikthimi i një çështje që është mbyllur para 5 vjetësh ndikon që një pjesë e qytetarëve ta shohin këtë veprim si tendencë për provokim, thotë për Klan Maqedoni analisti Imer Selmani. Ai ngre pyetjen se nëse ligji ka pasur nevojë për ndërhyrje, atëherë përse Gjykata Kushtetuese u desh të presë 5 vjet për të reaguar. Sipas tij, riaktualizimi i një çështje tashmë të mbyllur është i pakuptimtë, sepse nuk duhet t’u kthehemi temave që nxisin tensione tek shqiptarët apo tek bashkëqytetarët maqedonas. IMER SELMANI “Në…

Read More

Nuk heqim dorë nga ideja për inicim të ndryshimeve ligjore për marrjen e ingerencave të kryetares së Qytetit të Shkupit. Kështu thotë kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, Orce Gjorgjievski. Shpëtimi i vetëm i Shkupit, për momentin, sipas tij është dorëheqja e Danella Arsovskas “Ne si kryetarë komunash do të jemi iniciatorë që kjo të kthehet në praktikë. Kjo nuk mund të lejohet të ndodh edhe më tej. Ne jemi të gatshëm që si grup të inicojmë edhe ndryshime në ligj në qoftë se është e nevojshme për tu mundësuar kushte më të mira për funksionimin e të…

Read More

Shqiptarët janë kudo në botë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në vendet ku jetojnë. Të suksesshëm në shkencë, art, biznes, dhe çdo fushë tjetër. Njëri prej tyre është Faton Bislimi, një emër që shkëlqen jo vetëm për arritjet e tij të jashtëzakonshme, por edhe për zemrën e tij të madhe, gjithmonë të hapur për të ndihmuar bashkëkombësit që kanë zgjedhur të jetojnë jashtë atdheut. Si qeveri, jemi të përkushtuar të mbështesim çdo shqiptar që dëshiron të kthehet dhe të investojë në vendin tonë, që të ndihmojë të rinjtë dhe të kontribuojë në zhvillimin e vendit tonë. Faleminderit për vizitën, Faton!…

Read More

Kreu i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu në deklaratë konfirmoi se sot është kërcënuar nga personi F.B., i cili më pas u plagos me thikë në Strimnicë të Zhelinës. Sejdiu thotë se nuk e njeh personin në fjalë, por që më pas ka mësuar se i njëjti ka qenë i burgosur dhe se, siç thotë ai, “ka probleme psikologjike”. “Unë nuk e kam ditur që ai person ka qenë në Bardocë dhe paska qenë i burgosur, tre vite në burg, e kështu me radhë. Isha në xhami, ishte e xhuma sot, mu afrua, tha kam pyetje të parashtroj prej jasht,…

Read More