Kryesia Qendrore e Alternativës sonte në mbledhjen e radhës diskutoi për përcaktimin e lidershipit të ri të partisë pas Kongresit të Jashtëzakonshëm kur Kryetar u zgjodh Zeqirija Ibrahimi. Pas diskutimit në Kryesi, pas konstatimit të nevojës për rifreskimin e organeve drejtuese të partisë me kuadro të reja, në drejtim të arritjes së përcaktimeve strategjike të partisë, me propozim të Kryetarit, Zeqirija Ibrahimi, u zgjodhën organet drejtuese të partisë si vijojnë:
Amir Elezi – Sekretar i përgjithshëm.
Arben Labenishti- Nënkryetar
Orhan Murtezani – Nënkryetar
Safije Sadiki Shahini – Nënkryetare
Afan Elezi – Nënkryetar
Bashkim Murtezi – Sekretar Organizativ
Bekim Sali – Sekretar për Resurse Njerëzore
Admirim Aliti- Sekretar i Sekretarijati të Departamenteve.
Fisnik Mela – Sekretar për Politika Strategjike
Driton Sulejmani – Sekretar për Marrëdhënie me Opinionin
Me këtë vendim, AlternAtivA edhe njëherë dëshmon nivel të lartë të demokracisë dhe stabilitetit të brendshëm në vazhdimësi, duke iu dhënë
shans dhe hapësirë kuadrove të reja për të kontribuar në hierarkinë më të lartë të partisë.