Author: Tuit7

Zëvendës kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot mori pjesë dhe kishte paraqitje në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes UNICEF-it Shkup dhe Grupacionit Nelt, nismë kjo që ka për qëllim mësimin e aftësive të gjelbra nxënësve të shkollave profesionale në vend. Mexhiti tha se ministria që ai drejton, mbështet dhe angazhohet plotësisht për edukimin mjedisor dhe veprimin klimatik, përmes të cilit nxënësit do ti forcojnë kapacitetet e tyre për të mësuar, vepruar dhe udhëhequr në të ardhmen, në mënyrë që të sigurojnë një shoqëri më rezistente ndaj ndryshimeve klimatike. ‘Sot, kur bota…

Read More

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur mbrëmë Shkupin. Një i mitur i moshës 16-vjeçare ka rënë nga garazhi me kate në qendër të Shkupit. I mituri ka rënë nga garazhi në kate “Razlloveçko Vostanie”, që ndodhet përballë Qendrës Tregtare të Qytetit (GTC) në Shkup. pas ngjarjes ekipet e policiscë kanë kryer hetime për të përcaktuar detajet dhe shkaqet e këtij ngjarjeje tragjike. Gjatë ditës u kuptua se bëhej fjalë për djalin e gjinekologut të njohur nga Shkupi, Minur Nexhipi. Ai ka bërë një dedikim për djalin e tij në rrjetet sociale. Ike Veron! Nuk na the, as lamtumirë! Miq dashamirë,…

Read More

Anti-korrupsioni ka dorëzuar nismë në Prokurorinë Publike për ndjekje penale për ish drejtoreshën e Drejtorisë së të hyrave publike, Sanja Llukarevska. Nisma ka të bëjë me veprën penale “Punë të pandërgjegjshme në shërbim”. “Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit ka hapur rast pas kallëzimit për shkelje të dispozitave ligjore në procesin zgjedhor në DAP, duke marrë vendime për sistemimin e punonjësve dhe duke lidhur kontrata të reja pune për 978 punonjës në Drejtorinë e të ardhurave publike”, thonë nga KSHPK. Tre ditë më parë, drejtoresha e re e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrova raportoi për punësimin e paligjshëm…

Read More

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut. “Maqedonia e Veriut dhe Turqia ushqejnë një partneritet dhe miqësi të fortë tradicionale. Dy vendet tona bashkëpunojnë shumë mirë në kuadër të NATO-s dhe është nënshkruar edhe një Protokoll për bashkëpunim në fushën e integrimeve evropiane”, ka njoftuar Gashi pas takimit. Ai theksoi bashkëpunimin e frytshëm dhe të suksesshëm në nivel parlamentesh si dhe përkushtimin për intensifikimin e tij në periudhën e ardhshme.

Read More

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha në Shkup se stabiliteti i Ballkanit është ndër prioritetet e Turqisë, duke shtuar se ky rajon është çelësi i sigurisë së Evropës. Shefi i diplomacisë turke, Fidan, ndodhet për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku u takua me ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski. “Zgjidhja e problemeve në rajon nuk mund të pritet vetëm nga aktorët e jashtëm, vendet e rajonit duhet të punojnë aktivisht për zgjidhjet”, tha Fidan në konferencën për shtyp. Ai theksoi se vendi i tij po bën përpjekjet e nevojshme për të…

Read More

Ashtu edhe siç njoftoi TV21 paraprakisht, e konfirmoi edhe sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti, se strukturat e BDI-së në Shkup janë bashkuar në një degë dhe do t’i prijë Bekim Neziri. Bexheti në rrjetin social Facebook shkruan: Në mbledhjen e mbajtur në Shkup, u bë bashkësia e degëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në Shkup me kryetar Bekim Neziri. Të pranishëm ishin kryetarët e degëve të Shkupit, deputetët e njësisë zgjedhore 1 dhe 2 dhe anëtarë tjerë të këtij organi. Urime dhe na prift e mbara në proceset që do të na prijnë në fitoret e rradhës!

Read More

Një delegacion i lartë i koalicionit VLEN, në përbërje Izet Mexhiti – kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe zëvendëskryeministër i parë, Bilall Kasami – kryetar i Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi – kryetar i Alternativës dhe Halil Snopçe – koordinator i grupit parlamentar i koalicionit VLEN dhe përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët, e takuan ministrin e Jashtëm të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Me këtë rast, përfaqësuesit e koalicionit VLEN e njoftuan ministrin Fidan për rrjedhat e përgjithshme politike në vend, rolin kontnstruktiv që e kanë ministrat e VLEN-it në këtë…

Read More

TV21 mëson se sot në orën 17 në selinë e BDI-sënë Çair është caktuar mbledhje ku do të marrin pjesë gjithë kryetarët e degëve të Shkupit dhe deputetët e zonës 1 dhe 2. Siç tregojnë burimet e Televizionit 21, mbledhjen do ta udhëheqë Sekretari Organizativ i BDI-së Blerim Bexheti, ndërsa do të diskutohet për bashkimin e gjitha degëve të BDI në Shkup.Bëhet fjalë për degën e Çairit, Sarajit, Nerezit, Çuçer Sandevës, Butelit, Shutkës, Hasanbegut, Haraçinës, Petrovecit dhe Stueniçanit. Te gjitha këto degë në zgjedhjet e fundit grumbulluan rreth 40 mijë vota, që është 30 për qind nga votat e përgjithshme…

Read More

Iniciativa në Gjykatën Kushtetuese për Ligjin e gjuhës shqipe nuk ka për qëllim abrogimin, por ndërhyrjen në disa nene, siguron zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti. Ai konsideron se Gjykata Kushtetuese në vendimet e saj për ndërhyrje, përpos aspektin juridik duhet të ketë parasysh edhe atë politik, pasi çdo veprim do të shpinte në rritje tensionesh, për të cilat Mexhiti hap dilemat se mund të jenë të nxitura nga BDI-ja. “Vetë BDI-ja e ka dërguar në Komisionin e Venedikut, vetë BDI-ja i ka pritur konkluzionet e Komisionit të Venedikut dhe pse kjo lëndë është mbajtur në Gjykatën Kushtetuese në sirtar vite…

Read More

Në kuadër të takimeve të rregullta me kryetarët e komunave, sot pata një takim të rëndësishëm pune me kryetarin e Komunës së Gostivarit, Valbon Limani. Diskutuam për një sërë projektesh që po realizohen në këtë komunë për përmirësimin e mjedisit jetësor, si dhe për ato që do t’i zhvillojmë në bashkëpunim mes pushtetit qendror dhe atij lokal, gjithmonë në shërbim të qytetarëve të Gostivarit. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Qeveria do të mbështesin tre projekte kapitale në Gostivar dhe rrethinë: Projekti i kanalizimit fekal nga Blloku 2, i cili do të ketë një ndikim të madh në një pjesë të…

Read More