Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, i cili po qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut.
“Maqedonia e Veriut dhe Turqia ushqejnë një partneritet dhe miqësi të fortë tradicionale. Dy vendet tona bashkëpunojnë shumë mirë në kuadër të NATO-s dhe është nënshkruar edhe një Protokoll për bashkëpunim në fushën e integrimeve evropiane”, ka njoftuar Gashi pas takimit.
Ai theksoi bashkëpunimin e frytshëm dhe të suksesshëm në nivel parlamentesh si dhe përkushtimin për intensifikimin e tij në periudhën e ardhshme.