Ashtu edhe siç njoftoi TV21 paraprakisht, e konfirmoi edhe sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti, se strukturat e BDI-së në Shkup janë bashkuar në një degë dhe do t’i prijë Bekim Neziri.
Bexheti në rrjetin social Facebook shkruan:
Në mbledhjen e mbajtur në Shkup, u bë bashkësia e degëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në Shkup me kryetar Bekim Neziri.
Të pranishëm ishin kryetarët e degëve të Shkupit, deputetët e njësisë zgjedhore 1 dhe 2 dhe anëtarë tjerë të këtij organi.
Urime dhe na prift e mbara në proceset që do të na prijnë në fitoret e rradhës!