Drejtori i Klinikës Klinika Univerzitare për sëmundje të fëmijëve- Shkup, Dr.Rexhep Memedi njoftoi se janë ndërmarrë të gjitha masat në përputhje me normat ligjore, lidhur me rastin e paraqitur nga prindërit e foshnjës 4 muajshe të cilët pohojnë se një motër medicinale i ka shkaktuar lëndim trupor foshnjës së vogël.
Ministri i shëndetësisë Dr. Arben Taravari i shoqëruar nga drejtori i Klinikës Klinikës për sëmundje të fëmijëve Dr. Rexhep Memedi mbrëmë ishin në vizitë te shtëpia e foshnjës, ku nga afër janë njoftuar me rastin në fjalë.
“Prindërit e foshnjës, edhe pse kanë ngelur shumë të kënaqur nga trajtimi dhe kujdesi mjekësor ndaj foshnjës nga personeli mjekësor në reapartin ku ka qëndruar – pas së cilit foshnja është në gjendje shëndetsorë të përmirësuar, përsëri shprehen se sjellja joprofesionale e njërës prej motrave medicinale ju ka shkaktuar shqetsim të madh. Në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve- Shkup menjëherë është filluar procedura për formimin e një komisioni i cili do ta shqyrtoj rastin deri në fund dhe do të sjell konkluzione në përputhje me normat ligjore dhe etike.
Klinika Univerzitare për sëmundje të fëmijëve- Shkup, duke siguruar kujdes profesional mjekësor, mbetet apsolutisht e përkushtuar të kujdeset për shëndetin e të gjithë fëmijëve- më të dashurit tonë, dhe nuk do të lejoj që, sjellja joprofesionale dhe joetike e kujdoqoftë, të dëmtoj imazhin e institucionit”, njoftoi Memedi.