Ambasadori i BE-së, Dejvid Gir dhe ambasadorja gjermane, Petra Dreksler i janë përgjigjur me gjuhë diplomatike deklaratave të kryeministrit, Hristijan Mickoski i cili ditë më parë akuzoi disa ambasadorë për ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit.
Sipas Gir dhe Dreksel, Qeveria e re duhet të vazhdojë rrugën e reformave duke bashkëpunuar me BE-në pasi kjo është çështje përmbajtjesorë për integrimin e vendit. Gir dhe Dreksler shpresojnë që në të ardhmen me Qeverinë dhe kryeministrin Mickoski do të kenë dialog konstruktiv në të mirë të vendit./ Alsat.mk