Fashizmi maqedonas ndaj biznesit që udhëhiqen nga shqiptarët, përveç në internet dhe rrjetet sociale, tashmë ka nis edhe nëpër lagje të Shkupit me letra që shpërndahen gjithandej, shkruan gazeta KOHA.
Në Kisella Vodë, Karposh e Aerodrom të Shkupit pothuajse në secilën shtyllë janë ngjitur letra që bëjnë thirrje të mos blihet nga bizneset me pronarë shqiptarë.
“Kiper = UÇK. Mos blini nga terroristët” shkruan në njërën nga letrat që është paraqitur në lagjet e banuara kryesisht me maqedonas e që thirrjet antishqiptare i kanë ilustruar edhe me fotografinë e Ali Ahmetit, transmeton KOHA.
Në ndërkohë, faqe dhe profile të shumta që mbështesin politikat nacionaliste të VMRO-së dhe Qeverisë së re kanë nis të etiketojnë çdo biznes shqiptar, ndërsa thërrasin për bojkot dhe blerje të mallrave nga maqedonasit etnike.
“Shiptari”, “Pleme”, “Kafshë”… janë etiketimet që këto faqe dhe persona i quajnë shqiptarët e Maqedonisë, ndërsa kërkohet që marketet dhe kompanitë si “Kiper”, “Dauti Komerc” dhe të tjerët me pronarë dhe kapital shqiptarë, të mos vizitohen dhe të mos bëhet pazare në to. Kjo, sepse siç thuhet në thirrjet e shtuara këto ditë, në to flitet “shiptarski jazik” (gjuhë shqipe) dhe se janë te besimit fetar islam. (koha.mk)