Hristijan Mickoski, gjatë formimit të qeverisë së re, tha se ka shumicë 2/3 me deputetë që mund t’i bashkohen shumicës së tyre. Po a janë këta deputetët e LDP-së? Për këtë e pyetëm kryetaren e kësaj partie, Monika Zajkovën në emisionin “DailyClick”. Ajo u shpreh se me votimin e Qeverisë në Kuvend u dëshmua pozicionimi i PLD-së dhe se mbeten në opozitë. Mohon të kenë pasur komunikim me Mickoskin për hyrje në qeveri.
“Ne edhe atëherë i demantuam spekulimet, PLD nuk hyn në qeveri, por mbetet opozitë, do të veprojë ashtu siç ka vepruar përbërja e kaluar parlamentare, sipas angazhimeve dhe orientimeve programore, do të thotë masat që ne kemi propozuar dhe besojmë se janë të mira për qytetarët dhe shtetin dhe do të kritikojmë më fort ato gjëra që ne i konsiderojmë jo të mira, pra që nuk pajtohemi ideologjikisht.Për sa i përket komunikimit, asnjëherë nuk kemi komunikuar për hyrje në qeveri, por është normale të keni komunikim në ndonjë moment kur bëhet fjalë për ndonjë ligj dhe duhet të flisni për idetë dhe mendimet tuaja”, ka theksuar Zajkova.