Kuvendi sot i verifikoi mandatet e deputetëve Imërlie Saliu-Fetai dhe Adnan Azizi të cilët vijnë nga Koalicioni VLEN dhe e pranoi raportin e Komisionit verifikues i cili paraprakisht në mbledhje miratoi raport se nuk ka bazë për kontestim të verifikimit të mandateve të tyre. Ndërkaq sa i përket formimit të Qeverisë Bilall Kasam nga VLEN sot deklaroi se mbrëmë kanë realizuar takimin e fundit dhe janë dakorduar për të gjitha pozicionet.
Mund të konfirmoj që mbrëmë kemi pasur edhe takimin e fundit dhe jemi dakorduar për gjithë pozicionet por ajo që ka qenë fillimisht bisedim, jemi dakorduar për programin dhe përgjegjësitë që do të marrim në qeverinë e ardhshme. Duke nisur nga ministria për eurointegrime, ministria e politikës sociale, demografisë dhe rinisë, ministria e ekonomisë dhe e punës, ministria e ekologjosië dhe ministria e shëndetësisë dhe një zëvendës kryeministër për qeverisje të mirë”.
Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski të enjten e mori mandatin nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Afati për formimin e Qeverisë është edhe 19 ditë.