VLEN ka 107 mijë vota dhe janë vota që masivisht nga ana e votuesve shqiptarë kanë shkuar për këtë subjekt politik. Dallimi është 30 mijë vota, por të të votojnë pra 107 mijë votues je dikush, ka thënë për Klan debat njohësi i rrethanave politike në vend, Lulzim Farizi.
Sipas tij, tendenca që imponohet nga Fronti Evropian nga 4 apo 5 persona -demagogë që për ato 107 mijë votues të thuhet se janë Rahman Morina apo Sejdo Bajramoviq është ofenduese për ata votues shqiptarë.
“Ashtuqë mendoj se VLEN do të sulmohet nga BDI në drejtimin se janë Sejdo Bajramoviq apo Rahman Morina…”, ka thënë analisti Farizi.
Dhe këtu, shton ai është shumë e rëndësishme se kush do ta përfaqësojë popullin në ato institucione.