Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit sonte në Pejë. Rastin e ka konfirmuar për Insajderin edhe Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës tha se në vendin…
Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit sonte në Pejë.
Rastin e ka konfirmuar për Insajderin edhe Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës tha se në vendin e ngjarjes po qëndrojnë të gjitha njësitet e nevojshme policore.
Lidhur me këtë rast, ka dal me një njoftim Spitali në Peje. Të tre të plagosurit janë dërguar në QKUK, ndërsa njëri është gjendje të rëndë.
“Informat lidhur me pacientët e plagosur me armë zjarri!
Spitali i Përgjithshëm në Pejë konfirmon se sonte janë pranuar 3 persona të plagosur me armë zjarri. Pas ofrimit të përkujdesjes fillestare shëndetësorr dhe ekzaminimve të nevojshme. të 3 pacientët janë nisur për transfer në QKUK njëri nga t’a në gjendje më të rëndë“, thuhet në njoftim.