Dyshohet se babai dhe dy djemtë e tij kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Pejë. Siç ka deklaruar në media mjeku kujdestar…
Dyshohet se babai dhe dy djemtë e tij kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Pejë.
Siç ka deklaruar në media mjeku kujdestar Besnik Ibraj njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.
“Rezulton që është babai me dy djemtë e plagosur. Pacientët janë pranuar, njëri prej tyre ka qenë në gjendje të rëndë me plagë në qafë dhe regjionin torakal. I njëjti është intubuar dhe është dërguar në QKUK. Po ashtu dhe pacienti i dytë ka pasur tri plagë me armë zjarri në këmbë dhe në bark. Ndërsa pacienti i tretë po ashtu ka qenë i plagosur nga arma e zjarrit në regjionin e barkut. Të tre pacienteve i është ofruar ndihma adekuate shëndetësore dhe janë dërguar për trajtim të metejshëm në QKUK”, tha ai.