Author: Tuit7

Bashkimi Demokratik për Integrim me neveri ndjek lehtësinë me të cilën gënjeshtrat dhe manipulimet ditoroe botohen dhe shpërndahen pa asnjë ndjenjë përgjegjësie për fjalën publike. Akuzat e ministrit të Transportit, z. Nikolovski, në lidhje me përfitimin e funksionarëve të BDI-së në procesin e ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë, janë të pabaza dhe plotësisht të pavërteta. Çdo informacion në lidhje me Korridorin 8 dhe autostradën Shkup – Bllacë është i pasaktë dhe shfaq injorancë institucionale nga qeveria me legjitimitet monoetnik. 2 kilometrat e para tek kufiri në Bllacë janë të përfunduara në Qeverinë e kaluar. Juve ju ka mbetur vetëm ta lëshoni…

Read More

Sot tre vjet nga zjarri në spitalin modular në Tetovë ku 14 persona humbën jetën dhe dhjetëra persona u lënduan. Nga 14 personat që humbën jetën si pasojë e zjarrit, 12 u shtruan në spital si të prekur nga Covid-19, ndërsa dy ishin familjarë të pacientëve. Gjykata Themelore e Tetovës tashmë e ka zhvilluar gjykimin në vitin 2022 dhe 2023 dhe me vendim të Gjykatës së Apelit, për disa nga të akuzuarit është dashur të fillojë përsëritja e gjykimit këtë vit. Pas zjarrit të 8 shtatorit 2021, filloi hetimi, i cili rezultoi me propozim aktakuzë në Gjykatën Themelore të Tetovës…

Read More

Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti po qëndron në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku me ftesë së Këshillit Atlantik do të merr pjesë në Takimin e 9-të ministror dedikuar Evropës Qëndrore dhe Lindore, të Konferencës për siguri të energjisë. Zëvendës kryeministri i Parë Mexhiti do të ketë paraqitje mes folësve kryesorë në Panel-diskutimin me temë ‘Politika transatlantike e tregtisë, energjisë dhe klimës pas një viti zgjedhor’. Gjatë qëndrimit në Uashington zv.kryeministri i Parë Mexhiti do të takojë zyrtarë nga shtetet pjesëmarrëse në Konferencën e sivjetme të Këshillit Atlantik.…

Read More

Shkruan: Rafis Aliti – Mësuesi Me vetëm implementimin e plotë dhe të drejt të Marëveshjes Paqësore të Ohrit, marrëveshje e cila e solli paqen, mund të ndërtohet e ardhmja e këtij shteti edhe pse, elitat politike maqedonase, gjatë tërë kohës i bënë obstruksione implementimit të saj! Vallë, është e rastit që Gjykata Kushtetuese pikërisht tani i aktualizon iniciativat e ndryshme për kushtetutshmërinë e ligjit të gjuhës shqipe?! Të nderuar zotëri, pavarësisht se cilit subjekt politik i takoni, jeni të majtë apo të djathtë, maqedonas apo shqiptar, lexojeni dhe bëjimi interpretim të drejt Marëveshjes paqësore të Ohrit si dhe kushtetutës së…

Read More

Ishte fitorja e parë në histori përballë Ukrainës dhe erdhi në momentin më perfekt të mundshëm. “Legjionarët” tanë kanë shkruar historinë mbrëmjen e kësaj të shtune, në “epet Arena”, të Pragës, duke mundur  2-1, Ukrainën në sfidën e parë të aventurës së tyre, në edicionin e ri, të UEFA Nations League. Djemtë e Rebrov ishin të parët që kaluan në avantazh, me Konoplya në minutën e 49’-të, të pjesës së dytë, mirëpo kundërpërgjigja ishte e shepjtë, me Ismajlin që barazoi shifrat në minutën e 54’-t dhe vetëm 12 mintua më vonë Jasir Asani kompletoi përmbysjen e madhe. Falë kësaj fitoreje,…

Read More

“Me ftesë të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, pata nderin të marr pjesë në shënimin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar zvkryeministri i parë, Izet Mexhiti. Ky 33-vjetor i pavarësisë na rikthen në kohën kur shpërbëhej një krijesë artificiale si Jugosllavia, duke na përkujtuar padrejtësitë e vazhdueshme që i bëheshin popullit tonë në çdo cep të saj. 8 Shtatori i vitit 1991 shënoi një fillim të ri dhe ndezi shpresat për rivendosjen e drejtësisë. Sot, 33 vite më pas, shumë gjëra kanë ndryshuar në favorin tonë. Ne vazhdojmë të punojmë me përkushtim maksimal…

Read More

Ne, vazhdimisht, themi se po përpiqemi ta ndajmë Serbinë nga Rusia. [Presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq pretendon se edhe ai e do këtë, por se i duhet më shumë kohë dhe hapësirë, andaj luan në të dyja anët”, thotë për Radion Evropa e Lirë Kurt Volker, ish-ambasador i SHBA-së në NATO. “Kjo është ajo që SHBA-ja dhe Franca thonë se është politikë e tyre – ne duhet ta ndajmë Serbinë nga Rusia. Por, ta arrish këtë duke forcuar personin që ruan marrëdhëniet midis Rusisë dhe Serbisë, duket se nuk ka shumë kuptim. Nën Vuçiqin, kemi parë forcimin e nacionalizmit serb,…

Read More

Më 7 shtator 1990 delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, që kishin shpallur Deklaratën e Pavarësisë më 2 korrik të atij viti, e formalizuan këtë deklaratë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Nga protagonistët e miratimit të saj, 7 shtatori është cilësuar si identitet i historisë së re të Kosovës. Kushtetuta e Republikës së Kosovës është shpallur në Kaçanik, pasi ishte qyteti më i afërt me kufirin me Maqedoninë, dhe mundësia e shpalljes së Kushtetutës ishte më e lehtë. Në atë kohë, Kosova ishte e okupuar tërësisht nga forcat policore dhe ushtarake të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë, pasi nga 2…

Read More

Policia ka kryer një bastisje në Batincë të Shkupit, në kuadër të hetimeve të një rasti në një kompani ndërtimore në Shkup, që dyshohet se ka lidhje me një mashtrim milionash. SPB – Shkup njoftoi se është kryer bastisje në një shtëpi private dhe në objekte të tjera dhe se kundër një personi në Shkup është iniciuar procedurë. Siç thonë ata, dyshohet për një krim të kryer dhe fitimin me dobi pasurore të kundërligjshme prej mbi një milion euro. “Më datë 05.09.2024, nga zyrtarët policorë të Njësisë kundër Krimit Ekonomik dhe Kompjuterik në SPB – Shkup në koordinim me punonjësit…

Read More

Buxheti i Teatrit të Tetovës ka rënë deri në atë nivel mjetesh me të cilat dikur mund të realizohej vetëm një shfaqje, ndërsa për Festivalin e Teatrit janë ndarë vetëm 600 mijë denarë, aq sa ka humbur edhe interesin e teatrove të mëdha kombëtare që të marrin pjesë me shfaqje reviale, ankohet drejtori i Teatrit të Tetovës Abdulla Osmani. Më 14 shtator Teatri i Tetovës organizon Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit, i cili nis me premierën “Dredhitë e Patukut”, vepër e Gjergj Fishtës. Regjisori Kushtrim Bekteshi tregoi se vepra kishte humbur për vite të tëra, andaj edhe ka vendosur ta sjellë…

Read More