Shkruan: Rafis Aliti – Mësuesi
Me vetëm implementimin e plotë dhe të drejt të Marëveshjes Paqësore të Ohrit, marrëveshje e cila e solli paqen, mund të ndërtohet e ardhmja e këtij shteti edhe pse, elitat politike maqedonase, gjatë tërë kohës i bënë obstruksione implementimit të saj!
Vallë, është e rastit që Gjykata Kushtetuese pikërisht tani i aktualizon iniciativat e ndryshme për kushtetutshmërinë e ligjit të gjuhës shqipe?!
Të nderuar zotëri, pavarësisht se cilit subjekt politik i takoni, jeni të majtë apo të djathtë, maqedonas apo shqiptar, lexojeni dhe bëjimi interpretim të drejt Marëveshjes paqësore të Ohrit si dhe kushtetutës së RMV-së.
Amandamenti i 5-pestë thotë:
– Në tërë teritorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik.
– Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve, gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, siç është përcaktuar me këtë nen.
Gjuha shqipe duhet të avancohet dhe të barazohet me gjuhën maqedonase, vetëm atëherë do të jetë konform kushtetutës dhe Marëveshjes së Ohrit.
Po ju drejtouem korkodilave të përockave të cilët para zgjedhjeve premtuan shumëçka, se do ti fitojnë zgjedhjet dhe do të bëjnë ndryshime të mëdha duke u nisur nga ndryshimi i kushtetutës, ligjeve si dhe se do të bëjnë avansimin e statusit të shqiptarëve në RMV!
Nodhi e kundërta, shqiptarët e votuan Frontin Europian dhe me votën e tyre i thanë jo Rusisë, po integrimeve europiane, po ndryshimeve kushtetuese, po barazisë së plotë të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera që jetojnë në këtë shtet!
Të nderuar qytetar votues, këtu në këtë shtet fatkeqësisht po ndodhë e kundërta e asaj për të cilën votuan shqiptarët!
Nga mandatari për formimin e qeverisë u shkel e drejta më elementare e votuesve tanë. U shkel dhe përbuz vullneti i votuesve tanë.
Vota është e shenjtë dhe nga ajo fillon demokracia si dhe nga respektimi i së cilës burojnë të drejtat e njeriut!
Për tu ulur në kolltuqet e qeverisë u shkel ajo e drejtë dhe u përbuz votuesi shqiptar edhe nga përfaqësuesit apo kryetarët e VLEN-it.
Ky standard që duan ta instalojnë në RMV, mandatari dhe vazalët e tij për ne është e papranueshme!
Kjo është më shumë se një TRADHËTI, si dhe me pasoja afatgjate për ne dhe gjeneratat që vijnë pas nesh. Ne nuk guxojmë të lejojmë që ky standard i Mickoskit dhe Siljanovskës si dhe shqiptatëve të preferuar, vazalëve të tyre të bëhet, siç thotë populli “kadem”, e të rrijmë duarkryq. Qytetarët duhet të informojen drejt me atë që është duke ndodhur në vendin tonë. Duhet të vihen në përdorim të gjitha mjetet demokratike dhe ti thuhet “stop” kësaj logjike të mbrapshtë dhe të dëmshme.
Ne shqiptarët dhe të gjithë forcat progresive nuk mund të heshtim kur nëpërkëmben dhe shkelen të drejtat tona të fituara me gjak dhe sakrificë. Nuk mund të pranojmë të jemi qiraxhinjë e lypsarë në vendin e shtëpitë tona.
Në vitin 2001 i thamë po bashkëjetesës e barazisë së qytetarëve në këtë vend. Gjithashtu, i thamë jo ndarjes, edhe pse një ofertë të tillë e kishim.
Çdo e keqe që vjen, ajo vjen për të gjithë qytetarët e këtij vendi, prandaj, të keqen nuk e duam as për familjet tona, nipërit e stërnipërit tanë, për brezat e ardhshëm, e as për fqinjët tanë e fëmijët e tyre!
Po ju drejtojtem elitës politike në vend; “Kthjelluni”, e bashkë të ndërtojmë të ardhmen. Ardhmëria e këtij vendi është barazia e plotë për secilin qytetar.