Author: Tuit7

Në LSDM sot fillon procedura për zgjedhje të jashtëzakonshme brenda partisë për kryetar të ri të partisë. Për më 9 qershor, e diel, është caktuar Kongresi, në të cilin do të analizohen arsyet e rezultatit të zgjedhjeve, ndërsa Këshilli Qendror i partisë ka propozuar edhe ndryshime në Statutin e partisë në mënyrë që mandati i kryetarit të zgjedhur në mënyrë të jashtëzakonshme brenda partisë të jetë katër vjet. Zyrtarisht deri më tani nuk ka të paraqitur, por për disa anëtarë të partisë dihet se mund të kandidohen.  Sllavjanka Petrovska, deputete dhe ministre e Mbrojtjes, ka konfirmuar se do të kandidohet…

Read More

Të hënën një grup deputetësh nga shumica e re qeveritare pritet të dorëzojnë në Kuvend ndryshimet ligjore përmes të cilave planifikohet formimi i ministrive të reja dhe transformimi i atyre ekzistuese, brifojnë burime partiake. Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi dje paralajmëroi se në seancën e parë që do ta caktojë para formimit të Qeverisë do të gjenden ndryshime në ligjet sistemore për të mundësuar formimin e ministrive të reja dhe transformimin e ministrive ekzistuese. Por, gjithashtu në rend dite mund të jenë edhe ndryshimet që do të shmangin zgjedhjet e parakohshme për kryetarë komune. “Tani jemi përballë sfidës që të…

Read More

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në një dalje për media theksoi se ende nuk ka vendim nëse do të jetë ministër i Shëndetësisë. Ai theksoi se deri ditën e hënë do të ketë një vendim definitiv. “Për vendimin për anëtarë i Qeverisë, për ministër i Shëndetësisë ende nuk kam vendosur. Pres që të shohim si do të rrjedhin punët, posaçërisht për ndryshimin e Ligjit për zgjedhje, ndryshimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale, besoj se deri të hënën definitivisht do ta kem vendimin se a do të shkoj për ministër të Shëndetësisë apo vazhdoj në Komunën e Gositvarit deri…

Read More

Që nga viti 2002, BDI gjithmonë ka garuar e vetme në zgjedhje dhe ka refuzuar bashkëpunimin me cilëndo parti politike shqiptare. Për 22 vite në pushtet, BDI ka bërë koalicione herë me LDSM, herë me VMRO, por asnjëherë me partitë shqiptare apo me partitë e komuniteteve më të vogla. Kështu shkruan në profilin e tij në FB, kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ndërsa i ka kujtuar disa momente BDI-së, që sipas Mexhitit, dëshmojnë se BDI theu parimin fitues me fitues. Statusi i plotë i Izet Mexhitit: Që nga viti 2002, BDI gjithmonë ka garuar e vetme në zgjedhje dhe…

Read More

Bashkim Bakiu nga koalicioni VLEN, thotë se negociatat për formimin e Qeverisë me VMRO-DPMNE-në po shkojnë drejt finalizimit. Në një prononcim për gazetën LAJM, Bakiu tha se vendi do të ketë Qeverinë e re në 10 ditët e para të muajit të ardhshëm.“Negociatat shkojnë në drejtimin e duhur. Një pjesë e negociatave, zgjedhja e kryetarit të Parlamentit nga radhët e VLEN-it, kryetar i parlamentit shqiptar u realizua. Shpresojmë se ditëve të në vijim mandatari do ta merr mandatin dhe deri nga mesi ose 10 ditëshi i parë i muajit të ardhshëm do të rrumbullaksohet edhe çështja e emrave ose dikastereve…

Read More

Izet Mexhiti nga VLEN në një intervistë për TV21 tha se ka përfunduar marrëveshja me VMRO-DPMNE-në për eshalonin e parë. Mexhiti thotë se grupet e punës tashmë po punojnë për ta operacionalizuar marrëveshjen. “Eshaloni i parë është kryer. Këto ditë po punojnë grupet për ta, jo për ta bërë marrëveshjen, por për ta operacionalizuar marrëveshjen. Ne nuk i kemi demantuar, poshtë lartë ato janë ministritë. Kemi kryeparlamentarin, 6 ministri, 7 zëvendës ministra dhe 5 sekretarë shtetëror dhe ata dihen se cilët janë konkretisht dhe një zëvendëskryeministër të parë”, tha mes tjerash Mexhiti.

Read More

Pasi e kaluan në heshtje seancën konstituive në Parlament, socialdemokratët sot me 30 maj në “Bihaçka” do të diskutojnë për përcaktimin e rregullave për zgjedhjen e liderit të ri. Për pasardhësin e Dimitar Kovaçevskit pas disfatës më të rëndë që ka pësuar deri më tani LSDM, ka ambicie nga disa anë, por duket se kandidatët e mundshëm do të takojnë deri në momentin e fundit. Zgjedhjet me votim të menjëhershëm nga anëtarët e partisë janë caktuar për 30 qershor. I vetmi që flet hapur për përgatitjen e një koncepti është drejtori aktual i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale, Jovan…

Read More

Izet Mexhiti kryetar i Lëvizjes Demokratike pjesë e koalicionit VLEN në një intervistë në A2CNN tha se Fronti Europian nuk janë bashkuar në baza ideologjike, por se janë bashkuar që të mbijetojnë dhe të jenë pjesë e Qeverisë. Mexhiti mes tjerash shtoi se nga 18 deputetë të Frontit 3-4 deputetë janë me një këmbë pjesë e shumicës së re, por pa përmendur emra. “Fronti Europian nuk janë bashkuar në baza ideologjike, nuk i ka bashkuar programi, por janë bashkuar që të mbijetojnë dhe të jenë pjesë e Qeverisë. Në momentin kur ato nuk janë pjesë e Qeverisë ka dështuar misioni…

Read More

Institucionet si KSHZ dhe Gjykata Administrative, konstatuan se më 8 maj, BDI dhe Fronti multietnik, tentuan që edhe njëherë të shtrembrojnë vullnetin e qytetarëve me kërcënime e dhunë. Andaj vendosën që më 22 maj të ketë votim në fshatin Llërcë. Por makineria e Frontit multietnik përsëri tentuan të ushtrojnë presion dhe kërcënime ndaj banorëve e komisionerëve, duke sjellë në vendvotim si vëzhgues ministra e policë të BDI-së me qëllim frikësimin e banorëve për të dalë në votime. Kjo pamje më shum ngjante si një shtet rrethim se si një ditë normale rivotimi. Por veprimet kriminele të BDI-së, mbrëmë i hodhi…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim është e skandalizuar nga narrativi ofendues i VMRO DPMNE-së që konfirmon shkeljen flagrante të vullnetit të shprehur zgjedhor të popullit shqiptar dhe komuniteteve tjera etnike, bashkimi i të cilëve në Frontin Europian rezultoi të jetë forca e dytë politike në vend. Narativi antishqiptar shtatë vjeçar i imponuar nga VMRO DPMNE krijoi pasqyrë të shtrembëruar, të pasaktë, dhe të rrezikshme për vendin tonë. Sa i përket shprehjes skandaloze “Ahmeti të ndalojë të sillet si fëmijë i lazdruar që qan pas lodrës që nuk është e tij”, VMRO DPMNE duhet ta ketë të qartë se Qeveria nuk është…

Read More