Author: Tuit7

U paralajmërua si “beteja” për legjitimitetin, por eksponentë të lartë të Frontit Evropian, nuk kanë bërë publike hapat që do të ndërmerren. Por, gjatë një prononcimi për Klan Maqedoni, Ministri Kreshnik Bekteshi, bëri të ditur se BDI-ja nuk shqyrton opsione që nënkuptojnë sjellje destruktive, por kryesisht metoda demokratike të veprimit të menjëhershëm, në kuptimin se si do të veprojnë deputetët e Frontit në Kuvend, por edhe Kryetarët e Komunave, këshilltarët dhe funksionarët tjerë. Sipas Bekteshit, hapi I parë nis të dielën në Tetovë. “BDI, të dielën, ka paraparë një takim në Pallatin e Kulturës në Tetovë, së bashku me të…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një njoftimi zyrtar ka ftuar të gjitha strukturat e partisë dhe funksionarët në mbledhjen e përbashkët të Frontit Europian, që do të mbahet nesër në Pallatin e Kulturës në Tetovë. “Të nderuar, Anëtarë të Këshillit të përgjithshëm dhe Anëtarët e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, Anëtarë të Këshillit Kombëtar të BDI-së, Udhëheqës dhe Anëtarë të Sekretariateve të BDI-së, Kryetarë të Degëvë të BDI-së, Kryetarë të Komunave dhe Këshilltarë Komunalë, nga rradhët e BDI-së, Deputetë, Ministra, Zëvendës Ministra dhe Sekretarë Shtetërorë, nga rradhët e BDI-së, Drejtorë, Zëvendës Drejtorë, anëtarë të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse,…

Read More

Arben Taravari ka bërë thirrje deri te të gjithë bashkëpartiakët, kolegët dhe bashkëudhëtarët për bashkim, me faktin se në shtator mbahet Kongresi i ASH-së. “Të dashur bashkëpartiakë, Të nderuar kolegë, Të respektuar bashkudhëtarë! Në shtator do të mbahet Kongresi i ASH-së. Në këtë kohë të jashtëzakonshme për nga rëndësia, ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e partisë tonë! Pavarësisht çfarë mund të ketë ndodhur, pavarësisht si keni votuar, ASH-ja ju pret të gjithëve sepse ne jemi partia e lirisë dhe partia e Ndryshimit! Jam krenar për Ju! Ju mirëpresim!”, ka shkruar Taravari.

Read More

Ministri Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi njëheritë edhe zyrtarë I lartë I BDI-së në kuadër Klan Speciale në Klan maqedoni tha se të dielën Fronti Evropian do të mblidhet në Tetovë për të bërë hapin e parë që do të jetë në drejtim të elaborimit të legjitmitetit që buron nga marrëveshja e Ohrit. “BDI të dielën ka paraparë një takim në pallatin e Kulturës në Tetovë së bashku me të gjithë partitë politike që e përbëjnë Frontin Evorpian ku do të nënshkruhet një marrëveshje nga të gjithë anëtarët e kryesive nga të gjithë kuvendarët e paritve potlike, funksionarët nga pushteti qëndror dhe…

Read More

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Entoni Blinken, në margjinat e takimit joformal të NATO-s në Pragë. Në fokusin e bisedës ishte aktualiteti në Maqedoninë e Veriut, ku Osmani informoi për domosdoshmërinë e vazhdimit të rrugës euroatlantike të vendit, si çelës për stabilitet. “Procesi i integrimit evropian, përkushtimi drejt demokracisë funksionale multietnike dhe respektimi i tri marrëveshjeve janë të nevojshme për të ruajtur stabilitetin e vendit dhe të rajonit”, theksoi Osmani. Njëherit, Osmani falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme nga SHBA-të për proceset reformuese, luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimin demokratik të Maqedonisë së…

Read More

Prokuroria Themelore Publike ka ngritur aktakuzë për rrëmbimin dhe vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit Pançe Zhezhovskit. Në akuzë përfshihen katër persona, në mesin e të cilëve edhe babi i Vanjës, Aleksadar Gjorçevski. Gjitashtu Prokuroria ka dhënë detaje se si ka ndodhur vrasja e Vanjës dhe Zhezhovskit. Sipas prokurorisë, të dyshuarit në cilësin e bashkryerësve të veprës penale kishin planifikuar rrëmbimin e fëmijës 14 vjeçare, Vanjës për të detyruar  një anëtarë të familjes së saj të ngushtë të jepte para për shpërbilm. Me ç‘rast të akuzuarit e kanë detyruar Pançe Zhezhovskin t’ua japë  veturën e tij, për…

Read More

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot nga Ohri theksoi se e respekton Marrëveshjen e Prespës dhe se “ndryshe nga të tjerët” e respekton të drejtën ndërkombëtare. Ajo theksoi se mënyra se si do ta përdorë emrin e shtetit është një “përcaktim personal, një e drejtë që garantohet me akte më të larta se marrëveshjet dypalëshe”. Davkova para mediave ka theksuar se përmes bisedimeve do t’i bindë grekët se ka të drejtë kur e përdor emrin Maqedoni në vend të emrit kushtetues të shtetit. Për mënyrën si ajo do ta zbatojë tha se ka plan. “Kuptohet që kam një plan. Plani është…

Read More

Sipas dispozitave ligjore për qeverinë teknike, sot drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme e mori Nazim Bushi, zëvendësministër i deritanishëm në MPB. Nga MPB njoftojnë se sot ministri Pançe Toshkovski ka realizuar pranim-dërozimin e detyrës. Bushi në këtë funksion do të jetë deri në formimin e qeverisë së re. “Nga sot (31.05.2024), Ministria e Punëve të Brendshme do të drejtohet nga Nazim Bushi. Ministri i mëparshëm në qeverinë teknike, z. Pançe Toshkovski zyrtarisht ia dorëzoi detyrën ministrit të Punëve të Brendshme, z. Nazim Bushi, zëvendësministër aktual i Punëve të Brendshme. Pas transferimit të sotëm të detyrës, në përputhje me…

Read More

Po zgjasin bisedimet për pjesëmarrje në qeverinë e re ndërmjet VMRO-DPMNE-së, Koalicionit VLEN dhe Lëvizjes ZNAM, informojnë për MIA-n përfaqësues të partive politike të cilat janë pjesë e grupeve të punës. Ata theksojnë se bisedimet janë në fazën përfundimtare, por nuk i zbulojnë emrat e ministrave të rinj. Theksojnë se kur do ta përfundojnë marrëveshjen, të gjitha hollësitë do të bëhen të ditura për publikun. Afati për ndarjen e mandatit për formimin e qeverisë së ardhshme skadon më 7 qershor. Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova, siç informuan nga Kabineti i saj, javën e ardhshme do ta ndajë mandatin për…

Read More

Profesoresha amerikane Amanda Klinton e vizitoi Universitetin e Tetovës. Ajo fillimisht realizoi një takim me Prorektorin për Arsim Prof. Dr. Ibrahim Nezirin, udhëheqësin e Zyrës për arsim Mr. Sc. Naser Ramadani, prodekanen për arsim të Fakultetit Filozofik Doc. Dr. Fitore Bajrami-Abdi, prodekanin për shkencë Prof. Dr. Musa Musai dhe shefin e programit studimor të Psikologjisë, Prof. Dr. Lulzim Murtezani. Fillimisht Prorektori për Arsim e njoftoi znj. Klinton e cila njëherit është edhe drejtoreshë e Zyrës Ndërkombëtare të Asociacionit Amerikan për Psikologji për përfshirjen e ekipeve hulumtuese në hulumtime longitudanale dhe për rëndësinë e rezultateve në përfshirje të politikëbërjes. Gjithashtu u…

Read More